Ballina / KRYESORE / Numri i femrave terroriste jo i vogël
adrian shtuni, kosova, shba, washington

Numri i femrave terroriste jo i vogël

Egziston  mundësia ata të cilët kanë kryer dënimin me burg për veprimtari terroriste do të tentojnë t’i bashkohen sërish organizatave terroriste

Kosova bën pjesë në shtetet që ka numrin më të madh të shtetasve që ka kthyer nga Siria. Ekperti për terrorizëm, Adrian Shtuni, në një intervistë për Gazetën Express, thotë se në Kosovë dënimet për pjesëmarrësit në luftëra të huaja janë të ulëta  e rreziku nga ta vazhdon të jetë i madh.

Adrian Shtuni, i cili vepron në Washington DC, ka përgatitur një raport që është botuar në revistën e Qendrës së Luftës Kundër Terrorizmit pranë Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Në këtë raport, ndër të tjera, ka gjetje për një grup të shqiptarëve që akoma gjenden në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

Përvec strukturave luftarake me burra shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, Shtuni flet edhe për disa gra të cilat kanë qenë pjesë e luftës në Siri, e që vazhdojnë të jenë rrezik në Kosovë. Ai përmend një nga to, e cila është në proces gjyqësor nën dyshimet të një tentim sulmi ndaj forcave të NATO’s në Kosovë.

Kthimi i tyre në Kosovë, tentimet për t’i deradikalizuar ata, sipas Shtunit, nuk janë gjëra të lehta, e duhen ndihma edhe nga jashtë.

“Personat e kthyer nga Siria dhe Iraku (me përjashtim të fëmijëve të vegjël) që kanë pasur lidhje aktive apo pasive me organizata terroriste si Shteti Islamik apo al-Qa’ida përbëjnë shqetësim në aspektin e sigurisë kombëtare për secilin vend ku kthehen. Por, situata është më sfiduese në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Kosovë për dy arsye: numrin e lartë të të kthyerve dhe mangësinë e resurseve, kapaciteteve, dhe ekspertizës së specializuar për t’i trajtuar të kthyeritnë planin afatgjatë, qoftë brenda apo jashtë burgut”.

Ndër të tjera Shtuni tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor aktualisht ka përqendrimin më të lartë të të kthyerve nga Siria dhe Iraku në Evropë. Zyrtarisht janë 460 individë të kthyer në gjashtë vendet e rajonit, nga të cilët gjysma janë kthyer në Kosovë. Me 134 të kthyer nga Siria dhe Iraku për milion banorë, Kosova ka përqëndrimin më të lartë në rajon. Maqedonia e Veriut është e dyta me 42 të kthyer për milion banorë. Vende të tjera ne Evropë që kanë kontribuar disa nga numrat më të lartë të luftëtarëve të huaj si Franca, Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar kanë midis 4-6 të kthyer për milion banorë.

Pavarësisht se historikisht pjesa më e madhe e individëve të përfshirë në aktvitete terroriste i përkasin gjinisë mashkullore, numri i femrave nuk ka qenë i vogël, sipas Shtunit. Interpretimi se gratë kanë përfunduar në Lindjen e Mesme për shkak të burrave të tyre që i kanë detyruar ose i kanë mashtruar ato që të udhëtojnë për në Siri është një përgjithësim i ngritur mbi anekdoda. Në këtë rast, portretrizimi i përgjithshëm i grave si viktima jo vetëm që është faktikisht i pasaktë por edhe nënçmues. Megjithëse kryesisht nuk kanë marrë pjesë aktive në luftime të armatosura, mjaft gra nga Ballkani Perëndimor kanë radikalizuar dhe rektrutuar aktivisht në emër të organizatave terroriste të cilave i janë bashkuar dhe i kanë mbështetur në aspektin ideologjik, financiar, logjistik, etj, tha Shtuni.

Ekperti për terrorizëm, Shtuni tha se “nuk mund të përjashtohet mundësia që persona të cilët kanë kryer dënimin me burg për veprimtari terroriste do të tentojnë t’i bashkohen sërish organizatave terroriste aktive në Lindjen e Mesme apo të ndërmarrin aktivitete terroriste në vend, rajon, apo diku tjetër. Në fakt ka mjaft raste ne vënde të tjera që individë të dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja me organizata terroriste pasi kanë dalë nga burgu janë kyçur serish në aktivitete të ngjashme. Po ashtu, në Kosovë ka pasur raste ku personat e kthyer nga Siria pasi janë vënë në arrest shtëpie kanë mundur të kthehen në Siri për tu ribashkuar me organizata terroriste, thotë Shtuni.

 

Provo po ashtu

tërmeti grafika

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tjetër dridhje e fortë tërmeti ka goditur sërish Tiranëm të dielën mbrëma rreth orës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.