Ballina / Shkencë / Numërohen balenat nga hapësira
balenat

Numërohen balenat nga hapësira

Numërohen balenat nga hapësira. Shkencëtarët kanë demonstruar një metodë të re për të numëruar balena nga hapësira.

Kjo metodë përdorë fotografi satelitore me rezolucion shumë të lartë dhe softuer për përpunim të imazheve, për të hetuar automatikisht gjitarët e mëdhenj në oqean ose pranë sipërfaqes së oqeanit.

Një numërim provë është kryer në balenat jugore të bregdetit të Argjentinës, ka raportuar  revista  Plos One. Sistemi i automatizuar gjeti rreth 90% të krijesave të lokalizuara në një kërkim manual të imazheve.

Ky është një përmirësim i madh i përpjekjeve të mëparshme  për llogaritje nga hapësira dhe mund të revolucionarizojë mënyrësn se si numërohen balenat.

Aktualisht numërimi po bëhet nga bregu, nga kuverta e ndonjë anijeje ose nga avionët. Por këto janë të ngushta në shtrirje.  Numërimi nga sateliti mund të mbulojë një sipërfaqe shumë më të madhe të oqeanit dhe me kosto më të vogël.

“Studimi ynë është dëshmi parimore. Por për sa kohë rezolucioni i satelitëve rritet dhe analiza jonë e imazhit përmirësohet, ne do të jemi në gjendje të monitorojmë shumë më shumë specie dhe në lloje tjera të vendndodhjes,” tha Peter Fretwell nga British Antarctic Survey. /infoGLOBI/

Provo po ashtu

“Potencialisht i rrezikshëm”: Një asteroid sa piramida e Keopsit po vjen drejt nesh (VIDEO)

Duket se ky gusht do të jetë muaj i mbushur me fluturime asteroidësh pranë Tokës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.