Ballina / BOTA / Nuk shitet Grenlanda

Nuk shitet Grenlanda

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një vizitë në Danimarkë, që ishte planifikuar të realizohej në fillim të muajit shtator

Ky anulim ndodhi pasi kryeministrja e këtij shteti, Mette Frederiksen, ka hedhur poshtë idenë e tij për blerje të Grenlandës.

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeminstres, Mette Frederiksen se ajo nuk ka interes për të diskutuar blerjen e Grenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Trump ka anuluar vizitën në Danimarkë.

Presidenti amerikan kishte planifikuar që të diskutonte për Arktikun në takimet në Kopenhagë me kryeministren Frederiksen, e cila ka fituar këtë pozitë në muajin qershor, si dhe me kryeministrin e Grenlandës, Kim Kielsen.

Frederiksen ka thënë të dielën se ideja e shitjes së Grenlandës te Shtetet e Bashkuara është absurde, pasi një këshilltar ekonomik i Trumpit ka treguar interesin e SHBA-së për të blerë ishullin më të madh në botë.

“Grenlanda nuk është në shitje. Grenlanda nuk është daneze. Grenlanda i përket Grenlandës. Unë shpresoj se kjo gjë nuk është menduar seriozisht”, ka thënë Frederiksen për të përditshmen, Sermitsiaq, gjatë një vizite në Grenlandë.

Ndërkohë presidenti amerikan ka konfirmuar se është diskutuar ideja për blerje të Grenlandës, një territor autonom danez, ndonëse ka thënë se kjo gjë nuk është pjesë e prioriteteve të tij.

Një traktat për mbrojtje në mes të Danimarkës dhe Shteteve të Bashkura që daton nga viti 1951, i jep të drejta ushtrisë amerikane në një bazë ajrore në veri të Grenladës.

Interesi i Trumpit për të blerë Grenlandën është pritur edhe me humor.

Lars Lokke Rasmussen, që së fundmi është larguar nga pozita e kryeministrit të Danimarkës ka thënë se “Kjo duhet të jetë shaka e 1 Prillit”.

Trump është thënë të jetë interesuar për blerje të këtij territori për shkak të burimeve natyrore që ka siç janë: thëngjilli, zinku dhe xehe të ndryshme.

Ideja e blerjes së Grenlandës është ngritur fillimisht në vitet 1860, gjatë presidencës së Andrew Johnson.

Më 1867, një raport i Departamentit amerikan të Shtetit ka konsideruar se lokacioni strategjik i Grenlandës, e kthen atë në vend ideal për blerje.

Mirëpo asnjë veprim në këtë drejtim nuk është bërë derisa Harry Truman i ka ofruar Danimarkës 100 milionë dollarë për blerje të këtij territori më 1946.

Agjencia e lajmeve, The Associated Press ka thënë se ai edhe ka konsideruar idenë e shkëmbimit të territoreve në Alaskë me disa pjesë strategjike të Grenlandës.

Provo po ashtu

octoberfest

Gjermani: Filloi Oktoberfest-i

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.