Nuk po respektohet Marrëveshja teknike për vendkalimet kufitare

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë për mos respektimin e marrëveshjet për ndërtimin e tri pikave kufitare në Serbi.

“Sipas marrëveshjes së dhjetorit të vitit 2011, në 6 pika kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, tri janë planifikuar të ndërtohen në territorin e Kosovës, dhe tre në territorin e Serbisë. 9 vite pas disa marrëveshjeve politike e teknike vetëm dy nga këto janë ndërtuar, ajo në Merdar dhe ajo në Mutivod të dyja në territorin e Kosovës dhe ka mbete njëra në pik kalimin kufitar në Bërnjak, po ashtu në territorin e Kosovës të ndërtohet, dhe nuk ka as një hap nga pala serbe për të ndërtuar tri pikat kufitare në territorin e saj”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka thënë se sa ishte si ministër i brendshëm i qeverisë Kurti, ishte takuar disa herë më zyrtarë të BE-së, por dhe zyrtarë të UNOPS-it, të cilët kanë pasur për detyrë ndërtimin e këtyre 6 pikave kufitare, dhe ata qysh në takimin e parë e kishin pranuar se pala serbe nuk ka pasur as një pikë vullneti që të shtyjë përpara implementimin e kësaj marrëveshje.

Sveçla gjithashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje insiston që të rishikon të gjitha marrëveshjet e deritanishme, posaçërisht që i takojnë kësaj fushe dhe të gjithë ato pika që Kosova ka humbur në substance dhe në sovranitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.