Martin Shkreli

Nuk lirohet nga burgu Martin Shkreli

Martin Shkrelit, që aktualisht ndodhet në burg në SHBA për mashtrime me letra me vlerë, i është refuzuar kërkesa për lirim.

Shkreli kishte kërkuar lirimin e tij, në mënyrë që të punonte për gjetjen e kurës për COVID-19.

Gjyqtari Kiyo Matsumoto në New York megjithatë e ka ka hedhur poshte kërkesën e tij.

Shkreli, ndërmarrës në fushën e farmaceutikës, që fitoi nam të keq pasi bleu të drejtat e një ilaçi ekzistues dhe e rriti çmimin e tij, kishte nxjerrë më parë një studim në bashkëautorësi, përmes të cilit hulumtohej efikasiteti i ilaçeve ekzistuese kundër virusit, raportojnë mediet amerikane.

Në deklaratën e autorit në fund të hulumtimit, Shkreli kishte kërkuar lirim tremuajsh, për të ndihmuar me hulumtimet rreth COVID-19, duke cituar kredencialet e tij si ndërmarrës në industrinë e farmaceutikës.

“Kimistët mjekësorë, biologët strukturorë, enzimologët dhe departamentet që merren me zhvillim dhe hulimtim biologjik në secilën kompani farmaceutike duhet të angazhohen, deri të mos ketë më COVID-19”, kishte shkruar Shkreli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.