Ballina / Biznes / Karrierë / Nuk kalon Rezoluta për Bechtel Enka
punishtja e bechtel enka

Nuk kalon Rezoluta për Bechtel Enka

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar një propozim rezolutë iniciuar nga lëvizja vetëvendosje për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 53 milionë euro konsorciumit Bechtel&Enka;.

Qeveria e Kosovës më 5 qershor të këtij viti ka marrë vendim për t’ia paguar 53 milionë euro shtesë kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e autostradës për Shkup “Arbën Xhaferi”.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.

Pikat e rezolutës që Liburn Aliu i VV’së i kishte prezantuar në ditën kur u mbajt interpelanca për 53 milionët kanë qenë:

Pikat e rezolutës të prezantuara nga Aliu:

1. Brenda pesë ditësh Qeveria, respektivisht Ministria e Infrastrukturës, të sjell në Kuvend dosjen e plotë, studimin e fizibilitetit së autostradës, kontratën me “Bechtel-Enka”-n, pasqyrat e pagesave nga thesari për cdo këst të paguar, letërkëmbimin, kërkesat dhe përgjigjet mes Qeverisë dhe “Bechtel-Enka”-s për borxhin e pretenduar

2. Të paraqes me shkrim menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute para Kuvendin e Republikës së Kosovës arsyet e pagesës së 53 milionë eurove shtesë për këtë projekt.

3. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të hartojë raport të auditit për zbatim të kësaj kontrate dhe mbikqyrje të saj nga Qeveria, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave.

4. Qeveria menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute të paraqes me shkrim kuvendit koston përfundimtare të autostradës Ibrahim Rugova.

5. Qeveria të paraqes në Kuvend raportin e mbikëqyrjes së projektit të autostradës Ibrahim Rugova.

6. Qeveria të publikojë në faqet zyrtare kontratat dhe dokumentet e plota të këtyre projekteve.

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj 33

Haradinaj shpreson se pro liberalizimit do jenë edhe 2 instancat tjera evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Parlamenti Evropian, më 29 apo më 30 gusht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.