Nuk kalon projektligji për vlerat e UÇK-së e, as ai për rimëkëmbje

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar sërish Projektligji për vlerat e luftës e as ai për rimëkëmbjen ekonomike.

Nuk ka pasur kuorum për votim të projektligjit për mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

36 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo pikë është shtyrë për seancën e radhës.

Për herën e tretë ka dështuar votimi në lexim të parë i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim në seancën e zhvilluar të premten.

Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.

Në anën tjetër, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mbrojtur propozimin duke thënë se përkrah gjerësisht ekonominë në vend, ndërsa ka shtuar se edhe propozimet e opozitës do të përfshihen në projektligj pas votimit në lexim të parë.

Kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.