Ballina / KRYESORE / Nuk ka negociata për Tiranën e Shkupin, Franca s’ndryshon qëndrim!

Nuk ka negociata për Tiranën e Shkupin, Franca s’ndryshon qëndrim!

Gazetarja Erisa Zyka ka përcjellë nga Brukseli, atje ku po mbahet samiti i liderëve të BE-së, se tashmë është konfirmuar se negociatat për Tiranën dhe Shkupin nuk do të hapen këtë vit.

Në një prononcim live për emisionin Opinion, Zyka u shpreh se sapo ka konfirmuar se Franca nuk ka ndryshuar qëndrim mbi dy vendet, e kësisoj Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do të marrin hapjen e negociatave.

Erisa Zyka nga Brukseli: Lajmi i fundit që më ka ardhur është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Holanda po ashtu ka qenë kundër Shqipërisë.  Danimarka ka insistuar që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sipas saj mund të kishte një mundësi për një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë thotë se kriteret nuk janë plotësuar, ndërkohë dhe Spanjën e kemi patur kritike për shkak të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Këto vende kanë qenë Ok për Maqedoninë e Veriut, nëse Franca dhe Holanda do të kishte thënë po.

#Macron: S’ka negociata për Shqipërinë, të ndalë azilkërkuesit

#Macron: S'ka negociata për Shqipërinë, të ndalë azilkërkuesit

Pjesë nga deklarata e Presidentit të Francës #Macron në konferencën e përbashkët për shtyp me Kancelaren #Merkel mbajtur në Toulouse ditën e mërkurë, 16 tetor 2019.https://exit.al/2019/10/video-komenti-i-macron-per-moshapjen-e-bisedimeve-me-shqiperine/#negociatat #integrimi #anetaresimi #BE #KomisioniEvropian

Posted by Exit News – Shpjegon Shqipërinë on Thursday, October 17, 2019

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.