Ballina / BOTA / Nuk duhet të shikoni televizionet ose të lexoni mediat sociale
barack obama, san francisco, usa, government

Nuk duhet të shikoni televizionet ose të lexoni mediat sociale

Barack Obama: Siguroheni që keni një ekip me një larmi mendimesh që ulet përreth jush

Ish presidenti amerikan foli për procesin e tij të vendimmarrjes gjatë qeverisjes në një ngjarje në San Francisko e organizuar nga kompania teknologjike Splunk.

Së pari, Obama tha, ju duhet të “siguroheni që keni një ekip me një larmi mendimesh që ulet përreth jush”, shkruan scan.

“Gjëja tjetër e dobishme është që nuk duhet të shikoni televizionet ose të lexoni mediat sociale,” tha ai. “Këto janë dy gjëra që unë do t’i këshilloja. Kjo krijon shumë zhurmë dhe ndikon në gjykimin tuaj.”

Obama tha se për shkak se ka kaq shumë informacion, përfshirë “opinionin të përfunduar si fakt” dhe lufta për klikime, është e rëndësishme që të krijohet një ekip i cili siguron informacionin dhe kontekstin e problemit.

“Ndikimi te një grup i caktuar njerëzish në krahasim me atë çka nevojë vendi do të sjellë marrjen e vendimeve në një mënyrë jo të shëndetshme,” përfundoi Obama.

Provo po ashtu

Dhjetra të vdekur nga tajfuni që goditi Japoninë

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz derisa 15 të tjerë raportohen të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.