fbpx

Nuk do të ketë “Face ID” në Samsung Galaxy S9

Samsungu nuk do të sjellë veçorinë për skanim të fytyrës për hapje të telefonit te Galaxy S9.

Sipas raportimeve, kompania ka vlerësuar se veçoria e skanimit të fytyrës nuk është e sigurt mjaftueshëm për të funksionuar me Samsung Pay dhe Google Pay.

Samsungu e kishte përdorur veçorinë për njohje të fytyrës edhe te telefonat Galaxy S8, S8 Plus dhe Note 8, por për shërbimin e pagesave më e sigurt është vlerësuar skaneri i gishtave dhe i syve, shkruan CNET.

Në anën tjetër, “Face ID” është veçoria që së fundmi solli Apple, për herë të parë te një telefon, iPhone X.

Samsungu nuk ka komentuar lidhur me raportimet se si do të sjellë një veçori të ngjashme për telefonin që pritet të lansohet në treg rreth muajit shkurt ose mars të vitit 2018, transmetojnë mediat britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.