Ballina / Tech këshilla / 'Normal' zgjatë baterinë në iPhone, ja si

'Normal' zgjatë baterinë në iPhone, ja si

Bateria e iPhone po zbrazet shpejt. Ka zgjidhje edhe për këtë. Ekzistojnë aplikacione, të cilat mund ti shkarkoni në internet falas apo me një çmim fare të ulët, dhe jeta e baterise do të zgjatet!

Aplikacioni ‘Normal’ është vetëm njëri nga to. Ai ju ndihmon me shpjegimet se cilat aplikacione shpenzojnë më së shumti baterinë dhe ju këshillon që ti mbyllni ato.

‘ Normal’ , që u lansua në iOS kushton 99 cent dhe është shumë efikas në identifikimin e ‘fajtorëve’ që shkurtojnë jetëgjatësinë e energjisë së baterisë se telefonave tuaj të mençur Iphone.

Fjala bie aplikacioni sygjeron që të fikni Facebook-un sepse fikja e tij zgjatë jetën e energjisë së baterisë edhe për tre orë tjera.

Këshillat e tilla preferohet të zbatohen sidomos kur ndodheni në rrugë apo jashtë vendit dhe kur bateria ju nevojitet për selfiet e shumtë apo fotografimin e vendeve të mahnitshme që keni vizituar.

Suksese pra!!!

@infoglobi