Ballina / KRYESORE / Nobeli për ekonomi shkon për dy amerikanë

Nobeli për ekonomi shkon për dy amerikanë

Çmimi Nobel për ekonomi iu dha ekonomistëve amerikanë, William Nordhaus dhe Paul Romer të hënën.

Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në nderim të Alfred Nobelit është dhënë për punë në ndryshimet klimatike dhe për teorinë e rritjes endogjene.

Nordhaus, 77 vjeç, filloi të punonte për çështjet e mjedisit në fillim të viteve 1970 dhe po përpiqet të masë koston ekonomike të ngrohjes globale që nga ajo kohë.

Ai ndërtoi modele kompjuterike, të integruara, ekonomike dhe shkencore për të përcaktuar mënyrat më efikase për t’u përballur me ndryshimet klimatike.

Ndërsa, Romer 62-vjeçar, i cili këtë vit dha dorëheqje nga posti i tij si ekonomist kryesor në Bankën Botërore, ka argumentuar se politikëbërësit duhet të ndalojnë përpjekjet për të rregulluar ciklin e biznesit dhe në vend të kësaj të marrin hapa për të promovuar teknologjinë e re, e cila do të sigurojë rritje afatgjate.

Ai ka bërë thirrje për dhënien e granteve qeveritare për të tërhequr më shumë studentë në shkencë dhe inxhinieri.

Akademia tha se kontributet e laureatëve të këtij viti “janë metodologjike, duke na dhënë njohuri themelore mbi shkaqet dhe pasojat e inovacionit teknologjik dhe ndryshimeve klimatike”.

@Fluidi

Provo po ashtu

sokol dobruna

Dobruna flet pas 6 orëve intervistim nga Gjykata Speciale

Pas gjashtë orëve intervistim, ish-gjykatësi i UÇK-së, Sokol Dobruna, ka dalë nga zyra e Gjykatës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.