Ballina / BOTA / Nju Jork: Shpërthimi në Manhattan “Përpjekje për sulm terrorist”
manhattan, sulmi

Nju Jork: Shpërthimi në Manhattan “Përpjekje për sulm terrorist”

Shpërthimi në New York është “përpjekje për sulm terorist”, cilëson kryebashkiaku Blasio.

Sipas versioneve të para zyrtare sulmi ka përfshirë mjetet e vogla teknologjike.

Sic është raportuar me herët shpërthimi ka ndodhur në terminalin e autobusëve në Manhattan afër sheshit “Times” në New York.

Sipas autoriteteve policore katër përsona janë lënduar por asnjëri nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Sa i përket sulmuesve ende nuk ka të dhëna nëse është operoruar individualisht apo sulmin e përgatitën një grup personash. Megjithatë autoritetet policore në New York bëjnë të ditur se njëri nga sulmuesit është plagosur. Ndërsa mediat në ShBA thonë se ai ishte i mbështjellur me eksploziv.

Sekretari i shtëpisë së bardhë Sarah Sanders ka njoftuar mediat se presidenti i ShBA-ve Donald Trump është i njoftuar për te gjitha detajet e sulmit.

Pritet prononcimi i parë i tij për këtë rast./infoglobi/a.g.

Check Also

Bejta – Netja: Mirëmbajtja e varrit të ish Presidentit Rugova, obligim ligjor

Në përvjetorin e 12 nga vdekja e ish Presidentit të Kosovës, prof.dr. Ibrahim Rugova, pati …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *