Ballina / SHOWBIZ / Njihuni me piloten e VIP-ave
In Fabric

Njihuni me piloten e VIP-ave

Pilotja simpatike jeton duke flutuar pasagjerë të famshëm me xhet privat përreth botës.

Oficerja e parë Alejandra Manriquez Perez, 30 vjeç, nga Meksika, është dashuruar me avionët kur ishte adoleshente dhe punonte sekretare në një nga kompanitë e fluturimit.

Tani ajo kalon ditët e saj përreth globit me xhetin luksoz Embraer Legacy 600, dhe pasagjerë të sj janë Cristiano Ronaldo, piloti i F1, Sergio Perez dhe Marron 5.

Kjo punë e ka çuar Alejandra në rreth 40 shtete, dhe i ka dhënë mundësinë të shohë disa nga vendet më të bukura.

Pjesën më të madhe të kësaj jete ajo e ka postuar në rrjetet sociale, ku ka mijëra ndjekës. “Kur isha fëmijë, e dija që doja të bëja diçka ndryshe, nuk e kam pasur kurrë shansin të udhëtoj pasi prindërit e mi kishin probleme parash. Nisa të punoj në aeroport si sekretare në një kompani fluturimesh private kur isha 18 vjeç, dhe rashë në dashuri me avionët dhe botën e mrekullueshme të aviacionit”, rrëfen 30-vjeçarja.

Në moshën 21-vjeçare u largova nga vendi për herë të parë kur u pranua në një shkollë fluturimi në Kaliforni.

Check Also

Tërhiqet nga muzika Lady Gaga

Pak kohë më parë këngëtarja  amerikane Lady Gaga deklaroi se do të tërhiqej nga muzika …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *