Njeriu që kaloi përmes "Portës së ferrit"

Hulumtuesi i njohur George Kourounis është bërë njeriu i parë, i cili ka zbritur në shpellën e zjarrtë, të njohur me emrin “Porta e ferrit”.

Ky kanadez ka qenë pjesë e ekspeditës së parë, e cila i është drejtuar shpellës së zjartë në një pjesë të largët të Turkmenistanit.

Krateri, i cili zyrtarisht quhet Darvaza, ndozet tash e 40 vite, pas aksidentit të cilin e kanë shkaktuar shkencëtarët sovjetikë, të cilët kanë dashur të djegin tepricën e gazit.

Thellësia e tij është rreth 30 metra, ndërsa temperatura i kalon 1000 gradë Celsius.

Kur Kourounis nga Toronto ka marrë vesh se qeveria në Turkmenistan dëshiron ta fikë zjarrin që digjet në shpellë, ka vendosur ta zvizitojë këtë lokacion të pabesueshem.

Ai në të kaluarën ka shkuar në ekspedita për hulumtimin e vullkaneve, ndërsa kjo ishte sprovë shtesë për të.

Me pajisje të veçantë e rroba speciale, ekipi e ka lëshuar nëpër hapësirën e kraterit, në të cilën për shkak të nxehtësisë ia ka dalë t’i kalojë vetëm 15 minuta, transmeton InfoGlobi.

“Meqë deri më tash askush nuk e ka bërë, kisha shumë dilema. Sa është në të vërtetë temperatura në fund? A do të mbajnë litarët, me të cilët jam lidhur, dhe çka nëse diçka shkon keq?”

“Nuk e dija çfarë më pret, e kur përfundimisht kam qëndruar në fund të kësaj shpell, më kaploi ndjenja e pabesueshme se gjendem në një vend, në të cilin askush s’ka shkelur më parë”, ka thënë Kourounis. -DailyMail/InfoGlobi