Ballina / LIFESTYLE / Njerëzit paragjykojnë duke u bazuar në pesë tipare
paragjykimet

Njerëzit paragjykojnë duke u bazuar në pesë tipare

Njerëzit mund ta gjykojnë personalitetin tuaj bazuar në pesë detaje të vogla.

Ngjyra e veshjes

Ngjyra e rrobave që vishni zbulon shumë për personalitetin tuaj, madje edhe më shumë se çdo veçori tjetër sipërfaqësore.

Njerëzit që mbajnë tone më të errëta dhe tokësore janë artistë në shpirt dhe më të ndjeshëm ndërsa ata që preferojnë ngjyrën e kuqe janë njerëz të gjallë.

Ngrënia e thonjve

Ngrënia e thonjve është një sjellje e fokusuar në trup që mund të japë përshtypjen se jeni një person i paduruar dhe i irrituar ose që ju jeni të mërzitur apo të shqetësuar për një situatë të caktuar.

Këpucët

Psikologët pohojnë se këpucët që vishni mund të tregojnë shumë për personalitetin tuaj.

Ju mund të zbuloni shumë për të ardhurat e dikujt, gjininë, moshën ose përkatësinë politike duke i kushtuar vëmendje kushteve, stilit, ngjyrës dhe gjendjes së këpucëve që mban.

Shtrëngimi i duarve

Shtrëngimi i duarve mund të tregojë nëse jeni një person i sigurt ose i dobët.

Kjo gjë gjithashtu mund të tregojë se dikush është ekstrovert apo një introvert, bazuar në forcën e shtrëngimit të duarve të tyre.

Shkrimi i dorës

Një studim ka zbuluar se njerëzit që kanë shkrim dore të imët dhe të saktë, janë zakonisht të turpshëm, ndërsa njerëzit me shkrim të madh janë më të sigurtë dhe të hapur.

Një tjetër gjë interesante që ata zbuluan është se njerëzit që shkruajnë ngadalë janë më të ndjeshëm dhe të dëgjueshëm./Bota.al

@Fluidi

Provo po ashtu

te rriturit

Sa kohë kalojnë para ekranit të rriturit?

Personat e rritur në SHBA tanimë kalojnë pjesën më të madhe të ditës në rrjete …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.