Ballina / PSIKOLOGJI / Njerëzit e zgjuar punojnë më pak dhe realizojnë më shumë

Njerëzit e zgjuar punojnë më pak dhe realizojnë më shumë

Disa njerëz kanë aftësinë t’i mbarojnë gjërat shpejt në kohë se disa të tjerë edhe nëse kanë punuar shumë më pak. Një studim i kryer nga Stanford tregon se produktiviteti bie ndjeshëm kur java kalon 50 orë dhe nëse kalojnë nuk ka më produktivitet.

Dikush që punon 70 orë ka po të njëjtin produktivitet si dikush që punon 55 orë në javë. Kjo është dhe arsyeja kryesore pse disa punojnë shumë e disa pak por rezultatet në fund janë të njëjta. Njerëzit e zgjuar e dinë rëndësinë e pushimit në fundjavë.

Ata i shfrytëzojnë ato ditë për tu relaksuar në mënyrë që të fillojnë një javë të re me energji të reja. Por pavarësisht të gjithave, kjo është më e lehtë për tu thënë se për tu bërë. Më poshtë do të gjeni disa gjëra që do t’ju ndihmojnë të gjeni balancën midis fundjavave dhe punës.

Shkëputuni

Shkëputja është strategjia më ë rëndësishme gjatë fundjavës, sepse nëse ju nuk arrini të gjeni një mënyrë për tu shkëputur elektronikisht nga puna juaj. Nëse ju shkoni diku për të kaluar fundjavën por nuk arrini të shkëputini elektronikisht nga puna juaj atëherë jeni askund. Nëse jeni 24/7 të ekspozuar ndaj stresit që puna shkakton atëherë kjo nuk do ju lejojë që te filloni javën me energji të reja e të vazhdoni të jeni produktiv në punë.

Ushtrohuni

Nëse ju nuk keni kohë të ushtroheni gjatë javës, ju keni 48 orë çdo fundjavë për tu ushtruar. Nëse ushtroheni të paktën për 10 minuta do të çlironi GABA, një neurotrasmetues i cili redukton stresin. Për më tepër qetësia që ushtrimi ju fal është shumë e rëndësishme pasi ju relakson e ju ndez kreativitetin. Thuhet se idetë më të mira vijnë kur jeni duke u ushtruar.

Reflektoni

Reflektimi javor është një mjet i fuqishëm për tu përmirësuar. Përdorni fundjavën si një mundësi për të menduar më shumë rreth punës suaj. Përdoreni këtë si një pasqyrë për të ndryshuar qasjen tuaj për javën e ardhshme, për përmirësimin dhe efikasitetin e punës tuaj.

Kaloni kohë me familjen tuaj

Është shumë e rëndësishme të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj. Jo vetëm që do të ndiheni të relaksuar por do të jeni edhe më të lumtur. Gjatë ditëve të javës është e pamundur të kaloni shumë kohë me familjen për shkak të angazhimeve të gjithsecilit prandaj mos i humbisni fundjavat me familjen për asgjë në botë.

Mos flini më shumë se ditët e tjera

Edhe pse është shumë joshëse të flini në fundjavë deri në orët e vona, kjo gjë është shumë e gabuar. Ju mund të ndiheni shumë mirë përkohësisht por kur të zgjohuni do të jeni të trullosur e madje do të ndiheni sikur nuk keni fjetur gjumë aspak. Nëse mbani të njëjtin ritëm me gjumin, në fundjavë do të ndiheni plotësisht të relaksuar e do t’ju gjendet kohë për të bërë më shumë aktivitete.

Check Also

Revista Neurology : Kështu mund ta përmirësoni kujtesën

Oscar Wilde kishte thënë, “Memoria është ditari të cilin e mbajmë gjithmonë me vete”. Por, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *