Ballina / OP./INTERVISTA / ‘Njerëzit do të jenë të pafuqishëm ndaj robotëve vrasës’
‘Njerëzit do të jenë të pafuqishëm ndaj robotëve vrasës’

‘Njerëzit do të jenë të pafuqishëm ndaj robotëve vrasës’

Akademiku nga Kalifornia, Stuart Russell, ka tërhequr vërejtjen se robotët vrasës, të cilët po zhvillohen ne ShBA, do t’i lënë njerëzit “krejtësisht ta pafuqishëm”.

Profesori Stuart Russell ka shkruar një artikull në revistën Nature, në të cilin thekson se “sisteme autonome zgjedhin dhe qëllojnë caqe pa intervenimin njerëzor” dhe “bëhen vdekjeprurës kur këto caqe bëhen njerëzit”.

“Komponentet ekzistuese të robotikës dhe të inteligjencës artificiale mund të sigurojnë platformën fizike, perceptimin, kontrollin e mendjes, navigimin, mapimin, marrjen e vendimeve taktike dhe planifikimin afatgjatë. Ato vetëm duhet të kombinohen”, ka shkruar në artikull Russell.

Russell konsideron se problemi më i rëndësishëm duhet të jetë sigurisht qëllimi i kësaj rruge teknologjike. Thekson se përkundër kufizimeve, të cilat i imponon fizika, numri i tyre, agjiliteti dhe sjellja e vdekjes “i lë njerëzit e pafuqishëm”.

“Kjo nuk është e ardhmja e dëshiruar”, ka shkruarRussell.

Agjencia amerikane për projekte të avancuara hulumtuese (DARPA) tash për tash po i zbaton dy programe, qëllim i të cilave është të krijojë një fluturake pa pilot, e cila mund të gjejë dhe të vrasë caqet pa intervenimin njerëzor.

Robotët i quajnë “sisteme vdekjeprurëse të armatosura” (LAWS). Është fjala për quadcopterët apo mini-tanket pajisura me armë, të cilët me anën e inteligjencës artificiale vendosin se a do të vrasin dikë.

Russell mendon se këto sisteme mund të “shkelin parimet bazë të dinjitetit njerëzor, duke ua mundësuar makinave të zgjedhin se kë do të vrasin”.

“Për shembull. atyre mund t’u kërkohet të eliminojnë këdo që tregon ‘sjellje kërcënuese’”.

Ai shkruan se në tubime shkencore do të duhej organizuar debate dhe në to të merremi me argumente të etikës së komisioneve.

“Duke mos bërë asgjë, i jepet votë vazhdimit të zhvillimit e të implementimit”, ka shkruar Russell, transmeton news.com.au.-InfoGlobi

@Fluidi

Provo po ashtu

Shtetet e Bashkuara, NATO dhe terrorizmi

Presidenti i Brookings Instituion (think tank më i madh amerikan), ish Komandant i ushtrisë amerikane …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.