Një zyrtar i kabinetit të Ministrit Veliu rezulton pozitiv

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është njoftuar nga ministria.

Ministria ka njoftuar se është testuar gjithë stafi dhe se janë marrë gjitha masat në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së.

Postimi i plotë i MPB-së:

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një zyrtar nga kabineti i ministrit, z. Agim Veliu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë. Ministria e Punëve të Brendshme ju siguron se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së. Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.