Ballina / BOTA / Një vit burg se ofendoi Erdoganin
Erdoganin, Olcay

Një vit burg se ofendoi Erdoganin

Gjykata e Apelit në Turqi e dënoi me 11 muaj e 20 ditë burg këngëtaren dhe aktoren turke, Zuhal Olcay, për fyerjen publike që i bëri Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan 3 vjet më parë.

Mjaftoi një denoncim në polici dhe hetimet çuan deri në vërtetësinë e ngjarjes. Sipas dëshmive, aktorja dhe këngëtarja kishte ndryshuar tekstet e këngëve të saj dhe i kishte “përshtatur” me fjalë e gjeste kundër Presidentit. Prokuroria, si fillim, kërkoi 1 vit e 2 muaj deri në 4 vite e 8 muaj burg për artisten, me akuzën për “fyerje publike” ndaj Presidentit.

Siç shkruan BBC turk, më 5 gusht 2016, Olcay performonte në një skenë, në Stamboll, duke bërë gjeste me dorë kundër Presidentit Erdogan.

Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg.

Vendimi u apelua nga avokatët e kreut të shtetit turk, të cilët e dërguan çështjen në Gjykatën Supreme të Apelit, e cila mori së fundi vendimin për dënim me burg.

Sipas Haberturk, Olcay duke ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv” dhe se “ka ndryshuar tekstin sepse emri i Presidentit përshtatej me rimën”.

Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980. Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”.

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.