fbpx

"Një vijë" kokaine e ndryshon strukturën e trurit

Vetëm një dozë, e ashtuquajtura “vija” e drogës kokainë, është e mjaftueshme që ta ndryshojë strukturën e trurit dhe ta bëjë trurin e ish të varurit t’i nënshtrohet recidivit, përkatësisht kthimit në botën e varshmërisë.

Eksperti prijës nga universiteti “East Anglia” në Britani të Madhe, Dr Peter Mccormick ka bërë një eksperiment më minj për të konstatuar pse të varurit nga kokaina sërisht i kthehen varësisë së tyre.

“Ndonëse studimin e kemi bërë në minj, është treguar se të njëjtët receptorë në tru janë përgjegjës për stres dhe varësi ndaj drogave”, thotë dr. Mccormick, transmeton InfoGlobi.

Gjykuar sipas revistës “Medical Daily”, hulumtuesit kanë zbulua se përdorimi i kokainës e prish lidhjen ndërmjet dy proteinave në tru, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e shpërblimit dhe stresit.

Për kët shkak të varurit e shëruar shpesh i kthehen marrjes së sërishme, në mënyrë që të sultojnë me situatat stresuese në jetë, ashtu që kokaina bëhet “e vetmja zgjidhje”.

“Është dëshmuar se vetëm një vijë kokaine mund ta ndryshojë plotësisht ‘arkitekturën’ e trurit dhe të shkaktojë recidivin tek të varurit e shëruar, përkatësisht të zvogëlojë vetëkontrollin”, përfundon dr. Mccormick.

Studimi origjinal është botuar në revistën “The Journal of Neuroscience”. -InfoGlobi

error: Content is protected !!