Ballina / BOTA / Një tjetër diplomat amerikan në Kubë me sëmundje misterioze
Një tjetër diplomat amerikan në Kubë me sëmundje misterioze

Një tjetër diplomat amerikan në Kubë me sëmundje misterioze

Një tjetër punonjës i ambasadës amerikane në Havanë të Kubës është prekur nga një problem shëndetësor misterioz.

Para pak kohësh, Departamenti i Shtetit lëshoi një alarm pasi një diplomat amerikan në Kinë raportoi se kishte përjetuar “ndjesi lehta por jo anormale presioni e zëri në tru”.

Ai ishte diagnostikuar më pas me një dëmtim të lehtë të trurit.

Departamenti i Shtetit thotë se punonjësi në Kubë kishte përjetuar simptoma të ngjashme.

Autoritetet amerikane nuk janë të sigurt për burimin e sëmundjes.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha se mjekët po vlerësojnë gjendjen shëndetësore të një tjetër amerikani në Kubë i cili gjithashtu është i sëmurë.

Bashkë me rastin e fundit shkon në 25 numri i amerikanëve të prekur nga sëmundja e mistershme në Kubë.

Kuba ka mohuar çdo përfshirje apo të ketë dijeni për ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

@Fluidi

Provo po ashtu

obama

SHBA, një ditë para zgjedhjeve për në Kongres

Kandidatët për në Kongres dhe përkrahësit e tyre të profilit të lartë po përdorin ditën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.