fbpx

Një pastrues vaskash i lirë dhe krejtësisht natyral

Të futesh në dush dhe të ndjesh një shtresë zhul nën gishtërinjtë e tu është gjëja e fundit që dikush dëshiron të ndjej kur po përpiqet të pastrohet.

Kjo është arsyeja pse rekomandohet të përdorni një pastrues vaskash të lirë, krejtësisht natyral herën tjetër kur të bëni blerje në dyqan. Jo, nuk ka nevojë të drejtohesh te këndi i pastrimit. Në vend të kësaj, vizitoni sektorin e pemëve dhe perimeve për grejpfrut!

Bob Vila tregon një mënyrë për ta bërë vaskën të shkëlqej pa përdorur kimikate të ashpra.

Metoda e thjeshtë përfshin prerjen e një grejpfruti në gjysmë, spërkatjen e tij me një lugë gjelle ose dy kripë të trashë, dhe përdorimin si pastrues vaske.

Para se të përgatisni agrumet e kripura, vendosni atë në mikrovalë për dhjetë sekonda dhe rrotullojeni në banakun e kuzhinës. Këtë metodë shpesh njerëzit e përdorin për të marrë më shumë lëng nga limoni me të cilin gatuajnë, kështu që mund të vlej edhe me grejpfrut.

Ndiqni këshillën e Bob Vila për të lënë ujin në vaskë për disa sekonda për të marrë lagështirën e sipërfaqes. Pasi të kullohet plotësisht, derdhni pak kripë në vaskë – sa për ta lyer lehtë – dhe shtoni lëngun e grejpfrutit. Menjëherë mund të shihni reagimin e llumit ndaj acidit nga agrumet dhe kripës, i gjithë procesi duhet të zgjas vetëm rreth 20 minuta!

Një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për pastrim, në të njëjtën kohë shumë ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.