qkuk

Një pacient i vdekur, 62 të infektuar me koronavirus sot në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të mërkurën për 62 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 528 mostrave.

Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 616 numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar më 23 shtator për 85 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,754.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,270 të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 202 pacientë, prej tyre 124 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se katër pacientë janë në respiratorë, gjashtë tjerë janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 129 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.