Një i vdekur e 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, derisa janë regjistruar edhe 119 raste të reja pozitive, kurse janë shëruar 154 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 480 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362”, thotë IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36, komuna Gjilan 14, komuna Vushtrri 10, komuna Mitrovicë 9, komuna Skenderaj 9, komuna Podujevë 8, komuna Drenas 7, komuna Fushë-Kosovë 4, komuna Prizren 4, komuna Ferizaj 3, komuna Kamenicë 2, komuna Malishevë 2, komuna Obiliq 2, komuna Pejë 2dhe nga një rast në komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Ndërkohë në një raport të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se në QKUK dhe në spitalet rajonale në Kosovë po trajtohen 475 pacientë, prej tyre 370 të konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 13 pacientë janë në respiratorë, 28 në CPAP dhe 321 në oksigjeno-terapi./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.