Ballina / Kulturë / Një film i ri eksploron botën e autizmit
film

Një film i ri eksploron botën e autizmit

Një film i ri rrëfen historinë e një të riu me autizëm dhe lidhjen e tij me të motrën që kujdeset për të. Personazhi kryesor në dramën “Mbretëria e Nathanit” ka autizëm. Filmi ishte një rrugëtim mësimesh për trupën dhe regjisorin.

Kur ishte fëmijë, 24 vjeçari Jacob Lince u diagnostikua me autizëm, një gjendje që pengon aftësinë për të komunikuar. Ashtu si personazhi që interpreton në filmin “Mbretëria e Nathanit”, Lince është përballur me sfida.

“Ai është një qenie njerëzore komplekse. Ai ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe që kur ishte i vogël kishte një ide në kokë për një “mbretëri” kur ai mendon se do të jetë i sigurt dhe ku mund ta lërë mënjanë errësirën përreth dhe brenda tij”.

Nathan jeton herë pas here në një botë fantazie dhe është në kërkim të një mbretërie mitike, ku të mund të jetë i lirë nga problemet e tij. Megjithëse motra e tij, Laura nuk është entuziaste, ai e merr me vete në një aventurë.

“Ata shkojnë në një udhëtim vërtet fantastik, përmes një labirinthi natyre të egër në Kaliforni”, thotë aktorja Madison Ford.

Ford thotë se në realitet, Lince është i qetë dhe optimist dhe se ishte një aventurë realizimi i filmit së bashku.

“Ishte fantastike që të kisha një partner të tillë në këtë aventurë. Jacob ka humor por ai njëkohësisht e merr punën e tij seriozisht”.

Lince thotë se i kupton sfidat e personazhit të tij.

Regjisori i filmit e takoi për herë të parë aktorin Lince, përmes një grupi që trainon aktorë të rinj me aftësi të kufizuara.

“Shkova dhe u prezantova dhe kuptova se cili ishte misioni i tyre dhe fillova të bëj prova me aktorët e tyre. Dhe aty unë dhe Jacobi u njohëm”, thotë regjisori Olicer Munoz.

“Mbretëria e Nathanit”, ishte një vepër pasioni, por Munoz nuk e pati të lehtë të gjente fonde.

Xhiruam disa skena, na mbaruan fondet dhe na u desh të mblidhnim fonde të tjera, të cilat i shpenzuam për bllokun e ardhshëm të filmit dhe na u desh te mblidhnim të tjera. Dhe pak nga pak arritëm ta realizonim filmin për tre vjet e gjysëm”.

Filmi e pati premierën në kinemanë historike “Grauman” në Hollivud, një nga filmat e festivalit “Vallëzim me Filmat”.

“Ne duam zëra të veçantë, të reja. Po ashtu duam interpretime të arrira”.

Ajo thotë se filmi i ka të dyja.

Aktorët, ashtu si personazhet e tyre, patën një përvojë të vështirë por të bukur.

“Gjetëm miq të rinj dhe në fund të fundit, mendoj se bëmë një punë të mirë. Dhe ishte një përvojë fantastike.”

Lince po sdudion kinematografi në universitet dhe thotë se shpreson të ketë më shumë role për aktorë si ai dhe më shumë filma si “Mbretëria e Nathanit”.

@Fluidi

Provo po ashtu

akil koci

Akil Kocit i ndahet Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”

Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.