Ballina / LIFESTYLE / Një faktor i vetëm: E dini çfarë garanton lidhje të sigurt të dashurisë?

Një faktor i vetëm: E dini çfarë garanton lidhje të sigurt të dashurisë?

Faktori më i rëndësishëm për lidhje të sigurt, pa të cilin dashuria nuk do të zgjasë

E dini se çka e garanton lidhjen stabile, cilësore e të suksesshme të dashurisë? Pa një gjë dashuria përfundimisht nuk mund të zgjasë.

Psikologu Peter Pearson, i cili në Kaliforni udhëheq Institutin për çifte dhe tërë karrierën e tij ia ka kushtuar zgjidhjes së problemeve të dashurisë, thotë se vetëm një gjë e garanton lidhjen stabile e të suksesshme.
Këto janë – vlerat themelore. Më saktë, është me rëndësi që me partnerin të keni vlera të njëjta bazike.

Vlerat themelore janë më të rëndësishme se vrulli i emocioneve të cilat i ndjeni kur e njihni dikënd me të cilin keni të përbashkët tërheqjen, sepse reagimet hormonale me kohë do të zbehen, ndërsa vlerat e përbashkëta do të qëndrojnë, ka thënë për BI-në doktori Parson.

Ai thotë se interesat mund të jenë objekt i kompromisit, por jo edhe vlerat.
Nëse ju do të dëshironit që për fundjave të shkoni në natyrë, ndërsa partneri juaj ka dëshirë të rrijë në shtëpi dhe të bëni darkë për miqtë, me kompromis mund të merreni vesh që këtë uikend ta plotësoni dëshirën e tij, e herën tjetër tuajën. Mirëpo, nëse ju i doni fëmijët, ndërsa partneri juaj prerazi e refuzon këtë ide, kjo është çështje e vlerave themelore, të cilat mund të shkaktojnë probleme në lidhje.
Prandaj është me rëndësi që me rastin e hyrjes në lidhje dashurie të keni kujdes për vlerat tuaja dhe vlerat e personit për të cilin jeni i interesuar, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë përplasje të botëve tuaja

Provo po ashtu

Dhjami në bark: Ja 8 ushqimet që ua formojnë

Drithërat e përpunuara Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.