Ballina / Biznes / Karrierë / Një dekadë pas krizës financiare
nje dekade pas krizes financiare

Një dekadë pas krizës financiare

Me moton “Rreth një dekadë pas krizës – Drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”, po zhvillon punimet Konferenca e 7-të Vjetore e Hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë .

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e politikëbërjes dhe bota akademike, me qëllim të vetëm që të mundësojnë një terren për një debat mbi çështjet relevante ekonomike.

Ndërkohë në Panelin e Guvernatorëve në cilësinë e folësve po marrin pjesë përveç Guvernatorit Mehmeti edhe Guvernatorët e Regjionit si: Maqedonia, Kroacia, Shqipëria si dhe Guvernatori i Bankës së Belgjikës.

Ndër pjesëmarrës janë edhe zyrtarë të lartë të Bankës së Sllovenisë, Polonisë, Çekisë pastaj të institucioneve financiare si; FMN, BERZH dhe nga JVI. Kjo Konferencë organizohet tashmë tradicionalisht për të shënuar përvjetorin e pavarësisë monetare të vendit. Tema e këtij viti në këtë

Konferencë nxjerr në pah nevojën për të siguruar një përmbledhje të mësimeve që kanë dalë nga kriza si dhe për të përshkruar pasojat dhe nevojat e mundshme për ridizajnimin e politikave dhe për t’i adresuar ato në mënyrë adekuate në mjediset e ndryshme. Punimet e kësaj Konference po zhvillohen në Ohër të Republikës së Maqedonisë.

 

Check Also

energjia kosove

Me ‘Kosovën A’ pritet shtrenjtimi i çmimit të rrymës për 44 përqind

GAP ka ngritur shqetësimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se do të ketë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *