Ballina / BOTA / Një burri i rritej gjoksi, kompania e ilaçeve dënohet me 8 miliardë dollarë

Një burri i rritej gjoksi, kompania e ilaçeve dënohet me 8 miliardë dollarë

Kompania që prodhon ilaçe, Johnson & Johnson është urdhëruar që t’i paguajë 8 miliardë dollarë për dëmet që i ka shkaktuar një burri, i cili thotë se nuk është paralajmëruar që ilaçi kundër-psikik mund të çonte në rritjen e gjoksit.

Një gjyq në Filadelfia ka shpërblyer Nicholas Murray, 26 vjeçar, çështja e të cilit ishte një ndër mijëra të tjera të këtij lloji që janë në pritje, transmeton Koha.net.

Murray pohon se nuk është informuar që ilaçi ‘anti-psikik’ që ai ka përdorur ka si dëm anësor rritjen e gjoksit.

Avokatët e tij kanë pohuar se J&J “kanë vendosur profitin mbi pacientin” në marketing të ilaçit Risperdal.

J&J do të apelojë për këtë vendim, për të cilin thonë se ishte “shumë jo-proporcionale”.

Profesori Carl Tobias nga universiteti Richmond Scholl of Law thotë se gjoba e madhe pritet të zvogëlohet nga apeli.

Megjithatë, Tobias thotë se aktgjykimi i tyre do të thotë se kjo firmë do të përballet me gjobitje të mëdha për dëmet e shkaktuara në rastet e tjera nga Risperdali.

Provo po ashtu

Pompeo dënon sulmin ndaj civilëve në një xhami në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.