Nitaj: 5 arsyet pse qytetarët po drejtohen kah Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj i ka renditur pesë arsyet se pse sot si asnjëherë më parë, qytetarët po rreshtohen pas Haradinajt.

Në vazhdim statusi i tij i plotë:

Gjuha është prej tuli dhe thotë gjithçka, e ndonjëherë flet edhe broçkulla.
Por qytetaret e Kosoves, sot me shume se sa asnjëherë, po rreshtohen pas Ramush Haradinajt për disa arsye shume te forta:
1. Pse e kundërshtoi ndryshimin e kufijve;
2. Pse Federica Mogherinit ia hoqi prej tavolinës temën e ndarjes;
3. Pse nuk pranoi te hiqej taksa 100 % pa njohje;
4. Pse e përmbylli procesin e krijimit te ushtrisë se Kosovës;
5. Pse nuk u nënshtrua për asnjë nga këto kërkesa dhe dha dorëheqje si burrat dhe mandatin ia ktheu sovranit!
Më e thjeshte se kaq nuk bëhet! Të tjerat janë broçkulla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.