Ballina / Biznes / Karrierë / “Nissan Motors” ndalon prodhimin e makinave “Infiniti” në Britani të Madhe
infiniti

“Nissan Motors” ndalon prodhimin e makinave “Infiniti” në Britani të Madhe

Korporata “Nissan Motors” do ta ndalojë prodhimin e makinave të saj “Infiniti” në Britani të Madhe nga mesi  i këtij viti.
Ndërmarrje të tjera gjithashtu kanë shkurtuar prodhimin në Britaninë e Madhe, ose kanë plane për ta bërë këtë.

“Nissan Motors” thotë se ky veprim është pjesë e vendimit për të tërhequr gradualisht modelin “Infiniti” nga Evropa në fillim të vitit 2020. Në tregun evropian “Infiniti” ishte duke u ballafaquar me konkurrencën e ashpër me brendet e fuqishme evropiane, si BMW dhe Mercedes.
Kjo masëa ka të ngjarë të shtojë shqetësimet për ekonominë e Britanisë pasi disa kompani po rishqyrtojnë prodhimin në këtë ndërsa Brexiti po afrohet.
Nissan filloi linjën e saj të Infinitit në vitin 1989 duke kërkuar që të marrë një pjesë të shitjeve të makinave luksoze. Kompania shet brendin në tregjet e mëdha në mbarë botën, me përjashtim të Japonisë.
Vendimi për të tërhequr linjën nga Evropa do të thotë se automjetet nuk do të ndërtohen më në fabrikën e Nissanit në Sunderland të Anglisë veriore. Makineria japoneze gjithashtu ka anuluar së fundmi plane për prodhimin e një automjeti tjetër në objekt.
Ndërmarrje të tjera gjithashtu kanë shkurtuar prodhimin në Britaninë e Madhe, ose kanë plane për ta bërë këtë.
Drejtuesit e Nissan thonë se ata do të përqëndrojnë burimet e tyre në tregje me më shumë potencial si SHBA dhe Kina.
@Fluidi

Provo po ashtu

trepca

Sa mund ta pengojë Beogradi regjistrimin e Trepçës si ndërmarrje publike?

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.