Ballina / KOSOVA / Nishani pret Bahtirin: Rivarrimi të bëhet në Boletin

Nishani pret Bahtirin: Rivarrimi të bëhet në Boletin

Kryetari i  Komunës, Agim Bahtiri është pritur në Tiranë nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin ka biseduar për zhvillimet lidhur me ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini.

“Kur  Qeveria e Kosovës  më në fund mori vendim që rivarrimi I  eshtrave të këtij personaliteti të shquar të Kombit të bëhet në Boletin, më 10 qershor të këtij viti, të gjithë u gëzuan pa masë. Mirëpo, fatkeqësisht ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse pa pritur, Këshilli për rivarrim, i formuar nga Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të më vonshme, pasi që kishin filluar përgatitjet sipas agjendës së përcaktuar,  doli me një propozim absurd, që rivarrimi i eshtrave të heroit Boletini, të bëhet në Vlorë, e jo në Boletin, propozim ky  që u shndërrua në marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, i tha kryetari Bahtiri, Nishanit.

“Historia nuk guxon të zhvendoset nga aty ku është bërë dhe ku është edhe sot. Këtë nuk mund ta bëjnë as presidencat e as qeveritë. Mitrovica përmes Boletinit është simbol i ruajtjes së territoreve shqiptare, prandaj eshtrat e heroit Isa Boletini, duhet të vendosen në vendlindjen e tij, në Boletin” ka thënë Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani gjatë takimit me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, takim ky i mbajtur në Tiranë.

Këtë prononcim të Nishanit mediave ua komunikoi vetë Bahtiri përmes një komunikate të distribuar pas takimit.

/infoglobi/e.

 

Provo po ashtu

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj, ka shkruar …