Nis gjyqi i parë për “puçistët” në Turqi

Njëzetenëntë policë kanë dalë në gjyq në Stamboll, nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë Qeverinë e Turqisë me grushtshtet.

Është ky gjyqi i parë i komplotistëve të dyshuar, prejse ka ndodhur përpjekja për puç në muajin korrik.
Turqia ka arrestuar rreth 40,000 njerëz, ndërsa ka pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë, nën dyshimet se kanë lidhje me puçin.

Autoritetet turke fajësojnë klerikun fetar, Fethullah Gulen, për organizimin e grushtshtetit, por ai e mohon përfshirjen.

Gjyqi që ka nisur sot, do të zgjasë katër ditë dhe zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në kompleksin e burgut Silivri, në periferi të Stambollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.