Ballina / KOSOVA / Nis fushata “Dhuna nuk arsyetohet”
Nis fushata “Dhuna nuk arsyetohet”

Nis fushata “Dhuna nuk arsyetohet”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha sot se dhuna në familje është akt i shëmtuar dhe nuk ka vend në shoqëri.

Këtë deklaratë shefi i Policisë e ka bërë në ceremoninë e hapjes së fushatës “Dhuna nuk arsyetohet”.

Drejtori i Policisë ka dhënë zotimin se institucioni që drejton do të angazhohet që ta largojë dhunën nga shtëpitë e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që rastet të raportohen, në mënyrë që të ndihmohen organet e rendit që ta frenojnë dhunën në familje.

Ndërkohë përfaqësuesi nga OSBE-ja, Wolfgang Nikolaus, ka deklaruar se dhuna në familje është një problem global, por kjo nuk duhet të ndalojë kosovarët ta luftojnë këtë fenomen.

Ai, po ashtu, ka shtuar se dhuna brenda familjeve është një problem i tërë shoqërisë dhe jo vetëm i institucioneve të caktuara, prandaj ai kërkoi angazhimin e të gjithëve në mënyrë që dhuna ne familje të minimizohet.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.