Ballina / Kulturë / Ninullat-këngët e djepit
djepi
djepi

Ninullat-këngët e djepit

Këngët popullore këndohën në raste e momente të ndryshme të jetës së njeriut, dhe klasifikohën në tri grupe të mëdha: në këngë kalendarike, këngë jokalendarike dhe këngë sipas përdorimit të tyre. Në këngët jokalendarike bëjnë pjesë të gjitha këngët që interpretohën në jetën e njeriut pa u lidhur në kohë të caktuar kalendarike, dhe këndohën në tri momentet më të rëndësishme të tij: lindja (ninullat); martesa (këngë dasmash); dhe vdekja (këngë vajtimi).

Shkruan: Leonorë MAKOLLI/Info GLOBI

-Ninullat për nga origjina janë një ndër llojet më të vjetra të lirikës popullore. Vjetërsinë e këtyre krijimeve poetike e dëshmon struktura e tyre mbi baza të improvizimit e që është njëra nga veçoritë themelore të krijimtarisë popullore, por edhe tematika dhe motivika ku hasën elemente të lashta të mitologjisë dhe të besimit popullorë që janë ruajtur në mënyrë të copëzuar deri tek ninullat më të reja. Sa i përket emërtimit të këtyre këngëve në popull egzistojnë disa verzione: në disa treva për shkak të funsionit utilitar që kanë quhen këngë të gjumit sepse krijimi dhe egzistenca e tyre lidhet drejtpërdrejt me vënjen e foshnjës në gjumë, quhen edhe nina nana e më shpesh këngë të djepit sepse djepi në të cilin vihet foshnja për të fjetur është mjet i domosdoshëm për këtë qëllim. Madje shpesh bëhet edhe përcaktuesi i ritmit dhe i melodisë së këtyre këngëve në kuadër të përkundjës dhe luhatjës që i shërben funksionit të gjumit të rehatshëm të fëmijës.

-Duhet cekur se ninullat janë krijime individuale që interpretohën pa kurfar përcjelljësh me instrumente.

-Ninullat kanë piknisje artistike të frymëzuar nga ndjenjat më suptile të njeriut. E theksuam edhe më lart se këto këngë janë edhe improvizime, që zakonisht nëna i bënë aty për aty. Zakonisht fillojnë me fjalët “nina nana, djalin/vajzën” dhe në to prindërit shprehin dëshirën për fëmijët që lidhen me shëndetin, trimërinë, urtësinë, dashurinë, mençurinë etj. Në këto këngë nëna fëmijën e krahason me pëllumbin, yllin, diellin, hanën, lulën, mollën etj.

-Në raste më të shpeshta vargjet e ninullave kanë rimë të puthme. Kryesisht dominon rima parafundore e krijuar me emra ose me folje. Në disa raste ninullat kanë edhe refrene kryesisht të tipit formulativ e që vijnë pas vargjeve të rimuara ose edhe i ndajnë ato duke u përsëritur pas çdo vargu.

-Në shumë ninulla haset edhe metafora çoftë e thjesht ose e zgjeruar. Metafora e thjesht shprehet zakonisht me anë të apostrofimit, kurse metafora e zgjeruar gjendet më së shpeshti në përshkrimin e bukurisë çoftë të djalit ose të vajzës.

-Në poezinë e ninullave objekti i paraqitjës figurative është djepi, çoftë si mjet i domosdoshëm për gjumin e foshnjës, çoftë si personifikim i gjumit dhe i vet fëmijës. Ndonëse këngë të djepit apo ninulla kemi shumë në fondin e krijimtarisë sonë popullore , po shkëpusim vetëm njërën prej tyre, sa për ta ilustruar këtë formë të krijimtarisë sonë popullore :

Nina nana djepin me sanë

ti u rritsh me babë e nanë

nina nana djepin me therra

ti u rritsh me treqind shtjerra

nina nana djepin prej lisit

ti mu bafsh i pari i fisit

nina nana në djep të drunit

ti mu bafsh plak i katundit

nina nana po t’përkundi

djalin tim po e zë gjumi

nina nana more birë

flej se gjumi të ban mirë.

@InfoGLOBI

Check Also

Hemingway, tregimi

Tregimi më i shkurtër i shkruar ndonjëherë

Siç tregojnë shkrimtarë të shumtë, tregimin më të shkurtër të të gjitha kohërave e ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *