fbpx
enver hasani 2

Ngrihet kallëzim penal ndaj Enver Hasanit, akuzon Thaçin për “rrugaçëri”

Enver Hasani do të nisë një betejë tjetër me drejtësinë. Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për kallëzim të rremë lidhur me dyshimet që ngriti në publik rreth manipulimeve të dosjes së provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lënda tashmë i është ndarë një prokurori për shqyrtim. Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Shtetit, e cila ka mohuar përfshirjen e Lumezit, raporton KTV.

Hasani thotë se Lumezi ka përdorur shtetin, për t’i ikur inicimit të padisë civile, në të cilën ai do të kërkonte ekspertizë të dosjes dhe të certifikatës së jurisprudencës.

Ai është shprehur i gatshëm për ballafaqim me drejtësinë, nga e cila ka kërkuar ekspertizë grafologjike.

Por, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese thotë ta ketë problem “drejtësinë e kapur”, dhe për këtë ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi.

“Kjo natyrshëm është pjesë e rrugaçërisë së Hashimit, që ekzekutohet përmes Lumezit dhe lakejve që i ka në sistem të Policisë”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.