Ballina / KRYESORE / Ngrihet ALARMI : Pas zjarreve, vendi rrezikohet nga tërmetet si ai i 1967
In Fabric

Ngrihet ALARMI : Pas zjarreve, vendi rrezikohet nga tërmetet si ai i 1967

“Duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës”.

Ky alarm eshte ngritur nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili tha në një konferencë për shtyp se vendi rrezikon tërmete pas thatesires se madhe qe ka prekur vendin.

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj”, tha Prençi.

Sipas tij “Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.

Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Check Also

FSK shpenzon 3.8 milionë euro për 7 autoblinda

3.8 milionë euro të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shpenzohen për blerjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *