Ballina / Kulturë / NGOM në lindjen e diellit
ngom, prizren, festival, muzike

NGOM në lindjen e diellit

Kalaja e Prizrenit do të mirëpres edicionin e nëntë të Ngom Fest

Edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest do të mbahet në datat 11-14 korrik në qytetin e Prizrenit.

Lokacioni i festivalit si gjithnjë vazhdon të mbetet Kalaja e qytetit të Prizrenit e cila edhe konsiderohet si pjesa më e bukur e këtij festivali.

Tashmë është publikuar edhe lista e artistëve vendorë e të huaj të cilët do të performojnë për tre net rradhazi në dy skena, “Main Stage” apo Skena Kryesore si edhe “Sunrise Stage” apo “Skena e Lindjes” së Diellit.

Festivali fillon me natën e muzikës Hip-Hop ku emri kryesor i kësaj nate do të jenë labeli P.I.N.T. Nata e dytë do të ju ndahet performimit të bendeve, ku do të ketë bende shumë të njohura vendore si Jericho e Offchestra si dhe bende të huaja si Ignore the Elephat dhe Exos.

Ndërsa si gjithnje festivali do të përmbyllet me muzikë elektronike dhe emer kryesor i këtij viti do të jetë DJ i njohur anglez James Zabiela. Përpos emrave të njohur festivali jonë edhe kete vit do te vazhdojë t’i përkrah artistet e ri të cilët çdo vit kanë vend të veçantë në skenën tonë..

Provo po ashtu

FRIDA KAHLO

Kjo është letra që Frida Kahlo e shkruajti për Diego Riverën

Kjo është letra që Frida Kahlo e shkruajti për Diego Riverën. Nata ime është pa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.