Ballina / Fashion/Beauty / Ngjyrat IN gjatë pranverës
ngjyrat

Ngjyrat IN gjatë pranverës

Cilat janë kombinimet më të bukura të ngjyrave që duhet t’i provoni patjetër këtë sezon?

Ne zgjohemi çdo mëngjes duke menduar se çfarë do të veshim, disa preferojnë vetëm ngjyrat e çelura e disa ato të errëta, unë personalisht jam fanse e kombinimeve të ngjyrave ndaj po ju propozoj disa të tilla…

Rozë & e kuqe

Siç e dimë, e kuqja futet në kategorinë e ngjyrave të vështira për tu kombinuar kollaj dhe gjithmonë është thënë që nuk duhet kombinuar me ngjyrën rozë, por vitet e fundit kanë qënë vet stilistët ata që e thyen këtë ‘rregull’. Siç e shohim dhe në foton më sipër, kombinimi nuk është aspak i keq, por madje interesant për një ditë të bukur me diell.

Silver & e verdhë

Ngjyra silver mbetet e veçantë në llojin e saj, por edhe e vërdha mund të kombinohet kollaj në mënyra të ndryshme. Oscar de la Renta propozoi kombinimin e mësipërm për një look mbrëmjeje, por ju mund ti jepni një pamje më ‘casual’ duke shtuar një xhaketë xhinsi.

E bardhë & blu

E bardha është ngjyra më e kombinueshme nga të gjitha sepse mund të kombinohet me ngjyrat pastel, neutro apo edhe me ngjyrat e ngrohta. Në shembullin e mësipërm, na vjen një kombinim mjaft i bukur i një këmishe të bardhë dhe pantallonave blu duke shtuar gjithashtu një palë sandale ngjyrë mustardë.

@Fluidi

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.