Ballina / Fashion/Beauty / Ngjyrat e verës 2018!
ngjyrat e verës

Ngjyrat e verës 2018!

Çdo verë ka trendin e saj por 2018-ta vjen krejt ndryshe, sport dhe relaks e mbi të gjitha e pushtuar nga ngjyrat.

Kryesisht femrat, por edhe meshkujt, këtë verë mund të shijojnë ngjyrat e ndezura, lulet, printimet e rikthyera në trend, puplat e lehta apo dantellën e teminat.

2018 vjen e rehatshme për femrat, ku atletet mbeten trend dhe të kombinueshme me çdo veshje, ndërsa mbrëmjet duhen shoqëruar me një pala taka me ngjyra të forta apo gold e argjend.

Çdo fustan apo veshje këtë verë duhet të jetë e guximshme dhe e ndritshme, të lirshme dhe të gjata. Për vite me rradhë, veshjet tepër të shkurtra gjendeshin në çdo garderobë por tani është koha e fustaneve e pantallonave të gjata. Pikërisht gjatësia I bën më elegante dhe të lehta.

Këtë verë ngjyrat që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze janë e verdha në të gjitha nuancat e saj, ngjyra vjollcë dhe e kuqja e gjakut. Por një rozë e bukur i shkon kujtdo, është ngjyra që i ka mbijetuar dekadës së fundit, metalet nuk duhen shmangur, në veshje, bizhu apo sandale.

Prej kohësh tashmë shtëpitë më të mëdha të modës e kanë bërë zgjedhjen e tyre, me trended që mund të zgjasin deri në 2019. E për të kompletuar look-un tuaj, ideja më e mirë është floku i çrregullt, me një onde të shpeshtë, në përditshmëri apo një mbrëmje elegante, për të qënë gjithnjë in.

Top Channel

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.