fbpx

Ngjarjet të cilat nuk harrohen (1988 )

Kane kaluar tri dekada, nga viti 1988, kur minatorёt e Trepces me 17 Nёntor u nisёn nё Prishtinё, nё kёmbё, dhe pas tyre u solidarizuan punetorё te te gjitha fabrikave, studentёt, qytetarёt e tё gjitha viseve tё Kosovёs dhe dolёn nё rrugё, per te shprehur moskenaqёsine e tyre per veprimin e politikёs agresive okupuese tё Serbisё ndaj Kosovёs, ndaj shqiptareve, dhe pёr ta mbrojtur autonomine e Kosovёs.

Shkruan: Kaqusha Jashari

Solidariteti, uniteti, qendrueshmeria, kёmbengulesia e shprehur nё atё kohё pёr mua ka qenё veprimi i mundshёm nё ato rethana pёr ta treguar vendosshmerine per ruajtjen e indentitetit politik tё Kosovёs. Edhe veprimi, reagimi e sidomos kundershtimi ynё ndaj politikёs sё Sёbisё, nga ana e disa funksionarёve tё organeve tё Kosovёs, ka ndikuar nё unifikimin e vetёdijes kombёtare. Nё zemёr tё te gjithёve Kosova ka qenё Republike ende e pa realizuar, dhe jo vetёm dёshirё por obligim. Kёte rrugё te trasuar kaherё e kanё vazhduar gjeneratat e reja dhe populli me shumё sakrificё.

Menyra e veprimit pёr ta realizuar synimin pёr Kosovёn shtet te pavarur ka qenё sipas rethanave dhe mundёsive. Pas viteve te 90- ta eshte imponuar rezistenca paqesore derisa terrori i politikёs agresive, pushtuese te Sёrbisё ka imponuar mbrojtjen e armatosur tё popullit dhe mbrojtjen e pragut tё shtepisё, me formimin e UCK-se. Edhe Bota eshte tmerruar me veprimet kriminele tё politikёs sё Serbisё e cila ka qene shkaterruese dhe ka detyruar bashkёsine ndёrkombetare tё ndёrmerr masat pёr tё ndёrprerё katastrofёn humanitare kundёr njerzimit. Pёr kёte jemi ne populli i Kosoves falenderuёs si dhe pёr ndihmat humanitare te pas luftes ashtu edhe pёr pranimin e Kosovёs si shtet me tё ri.

Ka qenё koincidencё qё pas luftёs Zgjedhjet e para tё lira i kemi mbajtur, po ashtu me 17 Nёntor 2001 por jo ende nё shtetin e pa varur, por me entuziazёm dhe dёshiren e madhe se po ecim drejte rrugёs kah formimi i saj. Endrra jonё, qё Kosova te shpallet shtet, ёshtё realizuar pas zgjedhjeve, tё mbajtura, po ashtu me 17 Nentor 2007, por edhe njё herё koincidence me datёn e nismes sё punetorёve tё Trepces pёr ta ruajtur dinjitetin e popullit, dhe identitetin politik tё Kosovёs, por tani me konstituimin e institucioneve tё cilat e kanё shpallur Kosovёn shtet te Pavarurё.

Kan kaluar tri dekada nga nismja e minatorёve nё Prishtinё, dhe mendoj se ёshtё koha e mjaftueshme pёr tu vleresuar nga historianёt, shkencetarёt, e jo nga politikanёt e as nga politika ditore, demonstratat masive tё popullit, dhe veprimin e minatorёve nё vitin 1988, kontributin dhe ndikimin e tyre nё ngritjen e solidaritetit kombetar si dhe pёr kontributin e tyre nё rrjedhat e me vonёshme tё rezistences, qoftё paqesore apo te armatosur. Gjithashtu duhet tё vleresohet roli i institucioneve te ateherёshme dhe tё individёve nё atё kohe nё ruajtjen dhe avansimin e autonomisё sё Kosovёs pёr barazimin me ish-Republikat tjera nё ish-Jugoslavi, tё cilat kane qenё Shtete me Kushtetutёn e ish-Federatёs.

Ardhmeria e vendit, konstituimi dhe funksionimi i shtetit tё ri, sot ёshtё shume me rёndesi por historianёt e kane per obligim t’i hulumtojnё ngjarjet e rendesishme te cilat janё zhvilluar nё rrugёtimin e popullit kah pavarёsia dhe liria, dhe tё begatojnё historinё e popullit shqiptar me vlerёsime shkencore, reale pa ndikimin e politikёs sikur qё ka ndodhur deri me tani.

Une, sot nga distanca prej tri dekadave e vleresoj se ngjarjet e 1988, demonstratat e qeta, masive, gjithё popullore, kane qenё, reagimi i cili ka unifikuar ndjenjen kombetare dhe ka shprehur solidaritetin pёr ta ruajtur identitetin kombetar. Solidariteti i shprehur ka qene regimi i popullit ndaj torturave tё politikes okupuese tё Serbisё dhe ka qenё nje deshmi shume e fuqishme se si mbrohet dhe luftohet pёr te drejtat njerezore, historike, kombёtare dhe pёr liri e pavaresi.

(Opinioni u publikua pa ndërhyrje)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.