Ngjarjet që shënuan vitin 2011

Shkruan: Shpresa Begaj

31 December, 2011 • 01:56

Ngjarjet që shënuan vitin 2011
Nëse kthehemi prapa dhe shohim ngjarjet të cilat janë zhvilluar brenda këtij viti, nuk na bëjnë dhe aq të krenohemi për zhvillimet rreth botës që kanë ndodhur. Luftërat, trazirat dhe fatkeqësitë natyrore karakterizuan tërë vitin. Mirëpo nuk vlen të lëmë anash edhe njërën prej ngjarjeve që mund lirisht të thuhet se ishte suksesi i vitit 2011, ajo ishte përfundimi i luftës në Irak.

Tërmeti, cunami dhe kriza nukleare në Japoni

Kur një cunami përfshiu Japoninë pas njërit prej tërmeteve më të mëdha në kohët moderne, më 11 mars, bota shikonte pamjet kur vërshohej vendi, që dukeshin sikur foto surrealiste. Po ashtu kjo katastrofë u përcoll edhe me aksidente nukleare, shkatërrimin deri në nivelin e shtatë të reaktorëve të Centralit Bërthamor Fukushima, i cili dhe detyroi evakuimin e qindëra mijëra banorëve në ato zona të prekura. Numri i personave që humbën jetën ishte 15,842, ndërsa të lënduar ishin 5,890 dhe ende figurojnë si të zhdukur rreth 3,485 persona.
Fundi i Osama bin Laden

Personi më i kërkuar i botës, 54 vjeçari, Osama bin Laden, i akuzuar për aktet më të rënda terroriste në të paktën 3 kontinente, ishte objektiv i ndoshta operacionit më të madh amerikan në histori. Pas sulmeve në Nju Jork dhe Washington më 11 shtator 2001, Presidenti amerikan George Bush i riu, u zotua publikisht të gjente organizatorin e sulmeve. besohej se ato i ka kryer Osama bin Laden.

Një moment i rëndësishëm në jetën e tij ishte viti 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, pushtim që nxiti Arabinë Saudite të ftonte trupat amerikane të dislokoheshin në territorin saudit. Bin Laden gjeti strehë në Sudan, ku thuhet se organizoi sulmet kundër ushtrisë amerikane në Somali dhe Arabinë saudite. Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, autoritetet sudaneze e dëbuan atë më 1996 dhe ai u kthye përsëri në Afganistan.

Ndërsa u angazhua përsëri në politikat afgane, bin Ladeni vazhdoi betejën globale kundër Shteteve të Bashkuara. Thuhet se ai kishte rol qendror në bombardimet më 1998 në ambasadat amerikane në Keni dhe Tanzani.

Ndalimi i Osama bin Ladenit u bë përparësia kryesore e Shteteve të Bashkuara pas sulmeve të vitit 2001, nga të cilat u vranë më shumë se 3 mijë njerëz. Kur talebanët refuzuan t’ua dorëzonin udhëheqësin e al-Qaedas autoriteteve amerikane, Shtetet e Bashkuara ndërhynë ushtarakisht në Afganistan, duke dëbuar talebanët nga ai vend në dhjetor të vitit 2001 dhe duke e detyruar Osama bin Ladenin që të fshihej.

Që prej atëherë, bin Ladeni bëri publike disa videokaseta, në të cilat dënonte Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar edhe shumë pakënaqësi në Uashington. Kërkimi i tij ka përfunduar më 2011, kur trupat amerikane sulmuan kampin në të cilin ishte strehuar Osama. Autoritetet pakistaneze ku ndodhej kampi i numrit një të Al Qaedas dhe autoritetet amerikane kanë komunikuar vrasjen e Osamas, mirë kufoma e tij nuk është parë kurr në publik.

Sulmet në Norvegji

Annnders Behring Breivik, ka pranuar të ketë kryer sulmet në kryeqytetin Oslo, dhe të masakrën në një kamp rinor në ishullin Utoya, në të cilin morri jetën e rreth 76 personave, ndërsa 96 të tjerë ishin lënduar. Sulmin në ishull e kreu duke u veshur si një polic me një kartelë identifikimi falso.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që përjetoi Norvegjia, pas Luftës së Dytë Botërore.

Kriza në Somali

Kriza në Somali ka marrur jetën e 29,000 fëmijëve nën moshën 5 vjeçare. Kombet e Bashkuara kanë shpallur krizë në dy zona të Somalisë Jugore, në Korrik, si pasojë e vuajtjeve nga thatësira për mbi gjysmë shekulli. Grupi AL-Shabab, i cili ka lidhje të afërt me al-Qaeda, ka kontrollin e një pjese të jugut dhe qendrës së Somalisë. Ky grup ka ndaluar agjensionet e huaja që të vijnë në ndihmë Somalisë në vitin 2009, mirëpo më vonë ka lejuar vetëm një sasi të caktuar të ndihmave.

Kriza në Somali ka shuar jetët e 29,000 fëmijëve nën moshën 5 vjeçare. Në një mesatare prej 10 milion njerëz janë prekur në lindje të Afrikës nga thatësira gjatë më shumë se gjysmë shekulli. Më shumë se 166,000 Somalezë të dëshpëruar kanë lëshuar vendin dhe kanë ikur për në shtetet fqinje si Keni dhe Etiopi.

Somalia nuk ka pasur qeveri efektive që nga rrëzimi i presidentit Siad Barre në vitin 1991. Përbërja e ish mbrojtësve Britanez dhe kolonisë italiane, Somalia u krijua në vitin 1960 atëherë kur këto dy territore u bashkuan. Që atëherë zhvillimi i vendit pësoi ngecje. Lidhjet me fqinjët janë përkeqësuar nga pushtimi i një pjese të territoreve të Somalisë nga Etiopia, Kenia dhe Xhibuti.
Fundi i luftës në Irak

Flamuri amerikan u ul në Bagdad, formalisht shënoi fundin e luftës 9 vjeçare në Irak.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka marr vendimin për kthimin e trupave nga Iraku, duke thënë SHBA-ja la prapa ‘Irakun sovran, stabil dhe të sigurt në vete’.

Me të filluar detyrën Obama synim kryesor kishte përfundimin e luftës në Irak. Hapi I parë që morri drejt synimit të tij ishte në muajin korrik kur dha deklaratën se 10 mijë trupa amerikane do të tërhiqeshin brenda këtij viti. Gjysma e parë në verë ndërsa pjesa tjetër në fund të vitit.

Gjatë luftës në Irak humbën jetën mbi 4,500 ushtarë amerikanë dhe 100,000 irakianë. Ndërsa në të holla SHBA-së lufta në Afganistan dhe Irak i kushtoi hiq më pak se një trilion dollarë.
Trazirat në Lindjen e Mesme

Ajo e cila u nis si një protestë në Tunizi, në fund të vitit të kaluar, pasi një student hodhi veten në zjarr, më pas u shndërrua në një revolucion në Lindjen e Mesme, sepse incidenti ngriti në këmbë popullatën e cila iu kundëru regjimit totalitar.

Qeveria në pushtetin e Tunizisë dhe Egjiptit pësuan rënie, dhe në Libi lufta e gjatë civile drejtoi vendin tek një fitore e kryengritësve (me ndihmë të NATO-s). Protestat dhe trazirat u përcollën edhe në vendet tjera të Lindjes së Mesme: si në Jemen e Siri. Ku vetëm në Siri shifrat e OKB- së flasin për një numër të viktimave që ka kaluar 5,000.

Lindja e Mesme, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet zonë e cila luftimet, vrasjet dhe trazirat do t’i bart edhe në vitin që po hyjmë.

Lëvizja ‘Occupy’

Lëvizja ndërkombëtare ‘Occupy’, në fillim drejtim primar kishte jluftën kundër pabarazive ekonomike dhe sociale. Protesta e parë e cila morri një mbuleshmëri të gjerë ishte ajo e shtatorit në Wall Street të New York-ut. Deri në nëntor protestat ‘Occupy’ kanë pushtuar mbi 95 qytete në 82 shtete. Lëvizja ishte nën iniciativën e grupit të aktivistëve kanadez ‘Adbusters’.

Slogani i tyre është ’99 për qind’, që i referohet koncentrimit të pasurisë së botë në 1 për qind të banorëve të saj. Përkunndër faktit që policia përsëriste që është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, jo rrall ajo u detyrua të përdorë dhunën kundër atyre që si mjet për arritjen e qëllimit kanë zgjedhur rrugën dhe protestat. Analistët botëror parashofin se edhe viti 2012 do të përfshihet nga protesta masive të lëvizjes “Occupy”

Vrasja e Moamer Gaddafit

E gjithë historia e Gadaffit nisi kur ai morri pushtetin nga mbreti Idriss. në vitin 1969.

Një vit më vonë ai e shpall shtetin socialist , pasi kishte nacionalizuar të gjitha resurset dhe kompanitë. Në vitin 1986 SHBA sulmon bazat ushtarake të Libisë , duke vrarë 44 vetë. Libia u sulmua meqë ishte e përfshirë në sulmin në klubin e natës në Berlin që frekuentohej nga ushtarët amerikan.

Më pas OKB-ja e fut Libinë nën embargo dhe e kushtëzon me dorëzimin e dy shtetasve libian , që ndërlidheshin me sulmin Lockerbye (1988 ) , sulm që mori 270 jetë. Pas disa vitesh të dyshuarit e “Lockerbie” u dorëzuan në Gjykatë në Holandë. OKB-ja heq sanksionet. Libia ripëtrinë marrëdhëniet me Britaninë.

Këtë vit Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizon NATO -n që të bombardojë Libinë me qëllim që të vë në mbrojtje popullatën civile, e cila ishte ngritur në protesta masive kundër Gadafit, por ndaj saj regjimi i tij ushtronte dhunë të paparë. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë kërkoi arrestimin e Gadafit për shkak të sulmeve sistematike ndaj popullatës civile në Libi.

Vrasja e Moamer Gadaffit, njeriut që ka drejtuar Libinë përgjatë dekadave, vazhdon të dominojë titujtë kryesor të mediave gjatë vitit 2011.

Vërshimet në Filipine

Presidenti i Filipines, Beningo Aquino, ka shpallur fatkeqësi kombëtare ditën kur shteti u godit nga stuhi që morrën mbi 1,500 jetë. Tajfuni ‘Washi’ goditi ishullin jugor të Mindanao. Mbi 1,000 persona ende figurojnë në listat e të zhdukurve , megjithë përpjekjen që kanë bërë ekipet e shpëtimit. Një divizion i tërë ushtarak, me rreth 10 mijë ushtarë, u angazhua në operacionet e shpëtimit.

Dhjetëra mijëra persona u detyruan të largoheshin nga zonat më të largëta të vendit, nënvizojnë autoritetet, të cilat janë të alarmuara nga situata e rëndë. Zyrtarët e lartë vazhdimisht njoftonin për nivelin e lartë të ujit. Nivel, i cili arrinte 25 centimetra për 24 orë rënie të shiut, që u përcollën dhe me dalje të lumenjve nga shtrati i tyre.

Banorët janë përballur dhe me probleme me energji elektrike dhe me anulime të fluturimeve të për shkak të erës që frynte më 90 kilometra në orë në të gjithë ishullin.

Kriza në eurozonë

Kriza që fillopi para më shumë se dy vitesh, vazhdoi edhe në këtë vit. Mirëpo vazhdimi i saj u thellua deri në atë pike sa filloi të shpërndahet në shumicën e vendeve të eurozonës, duke mos anashkaluar as vendet me ekonominë më të zhvilluar të Europës.

Euroja vazhdon të humb nga vlera në krahasim me dollarin dhe funtën. Eurozona dhe IMF-ja u pajtuan të ndihmojnë Greqinë përmes një shume neto prej 22 miliard eurosh, mirëpo pa kredi.

Si pasojë e keqësimit të tregjeve financiare dhe protestave të shumta, vendet e eurozonës u pajtuan që të japin 30 miliard euro si kredi emergjente. Ndërkohë që huatë greke vazhdojnë të ngriten, IMF-ja dhe BE-ja janë pajtuar që t’i jap pako shpëtimi Greqisë me vlerë 110 miliard euro.

Vazhdimi i krizës fillon të ndikojë dhe tek Irlanda, ku fundi i vitit sjell dhe pako shpëtimi edhe për të, nga BE-ja dhe IMF-ja, prej 85 miliard euro. Megjithëse kriza në eurozonë vazhdonte të përhapej, Estonia vendosi ti bashkohej euros, duke u bërë vendi i 17 me valutën e euros në fillim të 2011-tës. Ne shkurt, ministrant e financave të eurozonës caktuan një fond të përkohshëm për shpëtim nga kriza, të quajtur Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), me velrë prej 500 miliard euro.

Ministrant e eurozonës i këkuan Greqisë që të imponojë masa te reja para se të marrin kredin e radhës. Pas një muaji Greqia vendosi masat e reja drastike, të cilat më pas u përcollën dhe me lëshimin e kredisë, me vlerë 12 milard euro, nga ana e BE-së.

Greqisë dhe ajo kredi nuk i mjaftoi, ajo vazhdojë të thellohet në borxhe. Kështuqë i’u lëshua dhe pakoja e shpëtimit nga kriza me vlerë 109 miliard euro, pako kjo e cila do të kontribonte në shpëtimin jo vetëm të Greqisë por edhe të mos përhapjes tek vendet tjera të eurozonës.

Obligacionet qeveritare të Spanjës dhe Italisë u rritën ndjeshëm, në anën tjetër Gjermania bie në nivel rekord, ndërkohë që investitorët kërkojnë kthime të mëdha në mënyrë që t’iu lejohet huamarrja.

Ndërkohë, që frika për përfshirje në këtë situatë të krizës nga ana e Italisë dhe Spanjës detyruan ECB-në që të blente obligacionet e tyre.

Spanja përpiqej t’i ikte krizës përmes kalimit të amandamentit kushtetues, që ti shtohej ‘rregulla e artë’, që të mbajë deficitin e buxhetit të së ardhmës tek një limit strikt. Ndërsa Italia miratoi buxhetin prej 50 miliard euro që të balancojë buxhetin e tyre deri në vtitn 2013.

Ky plan nuk i ndihmoi Italisë, pasiqë në shtator ajo pësoi një rënie të vlerësimit të kredisë nga ‘Standard & Poor’s’, mirëpo italianët këtë zbritje e konstatuan si të influencuar politikisht. IMF-ja paralajmëroi vendet se janë duke u futur në një ‘faqe të rrezikshme’, ndërkohë që zhvillimi në sektorin privat të eurozonës pësoi fundosjen më të rëndën nga dy vitet e fundit.

Situata në të cilën ndodhej eurozona vazhdimisht komentohej nga liderë të lartë Evropian dhe botërorë, gjë që solli dhe spekulime se lidrët janë duke bërë plan për të rikapitalizuar sistemin banker

Nëntori solli samititn e BE-së me temë kyqe krizën, ku ministrant kishin mundësinë të finalizonin planet që do t’i lejonin Greqisë marrjen e pakos së re shpëtuese. Pastaj pasoi dhe takimi i ministrave të G20-ës për çështjen e njëjtë – Greqinë.

Finalizohet dhe miratohet kredia e radhës, nga eurozona, për Greqinë, prej 8 miliard euro. Ndërkohë që Greqia bënte përpjekje pë të zgjedhë liderin e ri grek, kriza dhe situata ekonomike veç se vie e thellohet në probleme më të mëdha. Gjatë kësaj kohe aksionet bankare u ngritën në 6.7%.

Italia në krye të shtetit vuri ish nën presidentin e Bankës Qëndrore Evropiane, Lucas Papademos, i cili zëvendësoi George Papandreoun. Nga ana tjetër Italia pas dorëheqjes së dhënë nga Silvio Berlusconi, në vend të tij hyri Mario Monti, i cili këto ditë morri dhe votëbesimin e dytë dhe miratoi planin e ri. Plan ky i cili u përcoll me protesta.

Se si do të vazhdojë kriza në Evropë, a do të thellohet dhe më tutje dhe a të shtrihet me një ndikim në tërë botën, apo ndoshta dhe do të ndodhë ndonjë ‘mrekulli’ shpëtimi na mbetet të shihet në ditët vijuese, ditët të cilat tanimë janë duke u përcjellur me protesta si pasojë e marrjes së masave të reja nga qeveritë përkatëse.

INFO GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.