Ballina / KRYESORE / Nga viti 2025 fillon procesi për anëtarësim në BE, mund të zgjasë me vite
Ballkani_infoglobi

Nga viti 2025 fillon procesi për anëtarësim në BE, mund të zgjasë me vite

Brukseli po ecën përpara me planet e tij për të zgjeruar perandorinë e Bashkimit Evropian duke përcaktuar afate për të marrë në gjirin e tij disa shtete të Ballkanit.

”Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afatin për fillimin e procesit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Kosovën për t’iu bashkuar unionit. Ai ka filluar edhe përpjekjet diplomatike për përshpejtimin e procesit, pas vitesh të tëra shtyrjeje”, shkruan gazeta britanike.

”Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn thotë se ky vendim vjen pas rigjallërimit rus, krizës migratore, regjimit autoritar turk si edhe dëshirës për të nxitur integrimin evropian pas votës britanike për Brexit. Në maj do të organizohet në Sofje edhe një samit special ballkanik. Një samit tjetër do të zhvillohet në korrik në Britaninë e Madhe. Sidoqoftë, të gjashta vendet duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga BE-ja”.

Sistemet e tyre të drejtësisë dhe të bankave janë ende të dobëta dhe të ardhurat janë ende larg atyre të eurozonës. Dallime të thella ka edhe përsa i takon problemeve etnike, që çuan deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ’90.

Edhepse procesi i anëtarësimit fillon nga viti 2050, ai si proces mund të zgjas me vite.

@Fluidi

Provo po ashtu

aktakuzë, drejtesi, judikature

Dyshimet për bombë mbi “drejtësinë”

Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.