Ballina / KRYESORE / Nga Sokrati, tek Don Kishoti, të vërtetat e rrezikshme
Nga Sokrati, tek Don Kishoti të vërtetat e rrezikshme

Nga Sokrati, tek Don Kishoti, të vërtetat e rrezikshme

Nga Sokrati, tek Don Kishoti, fati i atyre që kërkojnë drejtësi. Njëri mbronte lirinë e mendimit; tjetri idealin. Ja përse çdokush mund të gjejë veten tek ata.

Në 19 janar 2007 mësuam se gazetari turk me origjinë armene, Hrant Dink ishte vrarë në Stamboll nga një nacionalist turk, një djalosh vetëm 17 vjecar, sepse kishte kritikuar mohimin e genocidit armen nga ana e qeverisë. Vrasja e gazetarëve që përpiqen të thonë të vërtetën është një zakon i konsakruar nga koha dhe justifikimet e adoptuar për këtë krim janë një traditë po kaq e vjetër. Nga Shën Gjon Pagëzori tek Seneka, nga Rudolf Ualsh tek Ana Politkovskaja, ata që thonë të vërtetën dhe ekzekutuesit e tyre zënë një hapësirë cuditërisht të madhe në bibliotekat tona.

Pak më shumë se 24 shekuj më parë, në 399 p.e.s. tre qytetarë athiniotë dërguan në gjykatë filozofin Sokrat, sepse e konsideronin një rrezik për shoqërinë. Në fund të procesit, gjatë të cility akuza dhe mbrojtja paraqitën tezat e tyre respektive, shumica e jurisë, e formuar nga përfaqësues të qytetarëve të Athinës, e shpallën Sokratin fajtor dhe, me një ashpërsi unike, e dënuan me vdekje. Pak kohë më vonë, Platoni, dishepulli që e donte Sokratin ndoshta më shumë se kushdo tjetër, transkriptoi diskutimin e tij të mbrojtjes që ka mbërritur deri në ditët tona me titullin Apologjia. Në të, Platoni, përmes gojës së Sokratit diskuton shumë argumenta: koncepti i pabesisë, karakteri i akuzuesve të tij, fajësimi i herezië, korruptimi i të rinjve dhe nëpërkëmbja e identitetit demokratik të Athinës. Kjo akuza e fundit jehon edhe sot e kësaj dite si shumë e njohur. Dhe Sokrati analizon cështjen e përgegjësisë së qytetarëve në një shoqëri të drejtë.

Aty afër gjysmës së diskutimit të tij, filozofi nis të flasë për rreziqet që has ai që dëshiron të thotë të vërtetën në botën e politikës. “Asnjë njeri mbi këtë Tokë që, në mënyrë të vetëdijshme, pengon verifikimin e padrejtësive dhe paligjshmërisë në mjedisin e tij”, thotë Sokrati, “nuk mundet të shpëtojë jetën e tij. Mbrojtësi i vërtetë i drejtësisë, qëka ndërmend të mbijetojë qoftë edhe për një kohë të shkurtër, duhet domosdoshmërisht të kufizohet në jetën private dhe të braktisë politikën”.

Nuk ka asnjë dyshim. Duke filluar që nga profetët e parë, është e gjatë lista e atyre që, pasi kanë tënë të vërtetën, kanë paguar me jetën e tyre këtë vokacion njerëzor, dhe cdo vit Amnesty International boton një listë të gjatë të personave të burgosur në të gjithë botën, për arsyen e vetme se kanë bërë të dëgjohet zëri i tyre.

Hans Kristian Andersen, tek “Rrobat e reja të perandorit” harroi të na thotë se cfarë i ndodhi fëmijës që tërhoqi vëmendjen e të tjerëve duke u thënë që perandorit, në të vërtetë nuk kishte veshur asgjë. Nuk do të habiteshim po të zbulonim që i tiji nuk do të kish qenë një fat i lumtur.

Sokrati i shpjegon gjykatës se është më se i vetëdijshëm për risqet që i vijnë nëse thotë të vërtetën. Personi që u kundërvihet padrejtësive apo paligjshmërive, vëren Sokrati, pagn me jetë zgjedhjen e tij për të thënë të vërtetën mbi to. Deri këtu, gjithcka është e qartë. Por më tej, Sokrati, për të cilin gjurmimi i të vërtetës është, sic duhet të jetë për të gjithë ne, objektivi parësor i ekzistencës, vazhdon duke thënë që, nëse një person dëshiron të shpëtojë lëkurën “edhe për pak kohë”, ky objektiv duhet që të kufizohet në sferën private dhe nuk duhet të lejohet që të vërshojë edhe në mjedisin e gjerë social.

Po si është e mundur të bëhet kjo?

Gjithmonë nëse toni i Sokratit nuk ka qenë ironik, piëkrisht ai, më shumë se cdokush tjetër, duhet ta dinte që sa herë kërkohet e vërteta, sa herë që vihet në dyshim një gënjeshtër, sa herë që bëhen përpjekje të cirret maska e një mashtrimi, sa herë që vërehet se perandori është vërtetë lakuriq, duhet që domosdoshmërisht të shkelet në atë terren të përbashkët, në atë botë që e banojmë bashkë me bashkëqytetarët tanë. Në dy ekstremet e jetës jemi të vetëm, në barkun e nënës dhe në varr, por hapësira që përshkojmë mes këtyre dy pikave është një mbretëri e përbashkët, në të cilën të drejtat dhe përgjegjësitë e gjithkujt përcaktohen prej të drejtave dhe përgjegjësive të fqinjëve tanë, dhe cdo gjë e rreme, cdo falsitet, cdo tentativë për të fshehur të vërtetën dëmton këdo në atë mbretëri, duke përfshirë në fund të fundit edhe vetë atë që gënjen. Pasi Sokrati u detyrua t’i japë fund jetës së tij, athinasit u penduan, mbyllën gjimnaze dhe palestra në shenjë zie, dëbuan dy prej akuzuesve nga Athina dhe dënuan me vdekje të tretin.

Sokrati ishte i vetëdijshëm që cdo shoqëri vetëpërcaktohet në dy mënyra: përmes asaj që lejon dhe përmes asaj që ndalon, përmes asaj që përfshin duke epranuar si imazhin e vet, dhe përmes asaj që përjashton, injoron dhe mohon.

Cdo qytetar që jeton brenda mureve të një shoqërie ka një detyrim të dyfishtë: atë që t’u bindet këtyre përfshirjeve dhe përjashtimeve të përbashkët dhe (domethënë ligjet e shoqërisë) dhe detyrimin ndaj vetvetes. Një shoqëri e gjallë duhet të ketë, në brendësi të saj, instrumentat për t’u mundësuar qytetarëve të saj që të realizojnë këtë detyrë të dyfishtë: pra atë të bindjes ndaj ligjeve dhe atë të vënies së tyre në diskutim, atë të respektimit të tyre dhe atë të ndryshimit të tyre.

Një shoqëri që u lejon qytetarëve vetëm njërin prej dy detyrimeve (një diktaturë apo një shtet anarkik) dhe një shoqëri që nuk ka besim në parimet e saj dhe si pasojë është në rrezik zhdukjeje. Qeniet njerëzore kanë nevojë për mbrojtjen e përbashkët të ligjit, si dhe lirisë për t’i dhënë zë mendimeve të tyre, dëshmive të tyre, dyshimeve të tyre, po aq sa kanë nevojë edhe për lirinë për të marrë frymë. Kjo është themelore.

Ndoshta e kemi më të lehtë të kuptojmë fjalët e Sokratit, nëse i dëgjojmë të rijehojnë tek një dishepull i tiji i largët dhe i cuditshëm, një zotëri që, i obsesionuar prej leximit të romaneve kalorësiakë, vendos një ditë që të bëhet ai vetë kalorës për të vënë në praktikë parimet e vlerave dhe ndershmërisë “për të rritur nderin e tij dhe për t’i shërbyer vendit të tij”. Ashtu si Sokrati, Don Kishoti i njeh risqet në përpjekjen “për të mos lejuar të ndodhin padrejtësi dhe paligjshmëri në vendin e tij”. Dhe për këtë arsye, Don Kishoti konsiderohet një i marrë.

Po cfarë është saktësisht marrëzia e tij? Don Kishoti ngatërron mullinjtë e erës me gjigantë dhe bagëtitë për luftëtarë, dhe beson tek kuajt që fluturojnë, por përtej të gjithë fantazive të tij, ka besim tek dicka solide si përhsmebull toka mbi të cilën ecën, apo tek nevoja e pakundërshtueshme për drejtësi. Vizionet përrallorë të Don Kishotit janë imaginata rrethanore, mënyra për t’i bërë ballë “gri”-së së realitetit. Por në detyrimin e pasionit të tij dhe bindjeve të pagabueshme, ai thotë se jetimët duhet të ndihmohen dhe vejushat të shpëtohen – edhe pse, për shkak të veprimeve të tij, fati si i shpëtimtarëve, ashtu edhe të viktimave, përkeqësohet.

Ja paradoksi i madh me të cilin na vë përballë Servantesi: drejtësia është e domosdoshme, edhe pse bota mbetet e padrejtë. Veprimet dashakeqë nuk duhet të mbeten të pakundërshtuar, edhe kur pas tyre vijnë tëkëqia më të mëdha. Jorge Luis Borges e shpreh këtë koncept tek njëri prej personazheve të tij më të tmerrshëm: “Që parajsa të ekzistojë vërtetë, edhe pse vendi im është në ferr”.
Në shqip nga bota.al

@Fluidi

Provo po ashtu

parakalimi fsk

Kastrati: FSK-së i duhen edhe shtatë vjet për tu bërë ushtri

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se kalimi në Kuvend i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.