Ballina / KOSOVA / Nga rreth 73 mijë persona me aftësi të kufizuara, 26 mijë mbështeten financiarisht

Nga rreth 73 mijë persona me aftësi të kufizuara, 26 mijë mbështeten financiarisht

Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, tha se duhet të jemi në hap me kohën, të konkurrojmë me shtetet e rajonit, në mënyrë që të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të realizohen në masë sa më të mirë.

Ai tha se organizatat janë krijuar si reagim i gjendjes së vështirë, me të cilat personat me aftësi të kufizuar përballen. Sipas tij, janë 15 për qind e popullatës që janë të prekur me çfarëdo kufizimi.

“Në regjistrimin e popullatës 2011, kemi një evidencë që personat me aftësi të kufizuar, diku 73 ose 74 mijë persona janë të regjistruar, ndërsa edhe prej këtij numri diku 26 mijë përfitojnë disa mbështetje financiare, e që do të duhej të mbështeten edhe më tutje”, tha Maliqi.

Ai përmend edhe strategjinë dhe nënvizon se objektivat e saj janë edhe obligim i shtetit.

“Ne kemi edhe një strategji 10-vjeçare që i përkasin çështjes së personave me aftësi të kufizuar, aty është edhe plani i veprimit, e që vitin e ardhshëm ne mendojmë ta realizojmë, por sigurisht që gjitha këto gjëra që po përmendën këto janë obligim i shtetit, Qeverisë dhe linjave përkatëse që duhet të merren dhe t’i zbatojnë ato në raport me të drejtat e njeriut”, thekson Maliqi.

Më tej, Maliqi tha se edhe ata kanë të drejtë të kenë qasje, punësim, edukim, të përfshihen dhe të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e vendit, dhe kjo mund të arrihet me një mobilizim jo vetëm të shoqërisë, por të të gjitha institucioneve, në mënyrë që kjo të arrihet.

“Jemi përjetësisht mirënjohës, në veçanti për fillimin e zbatimit të Ligjit për të drejtat e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, i cili e ka ndryshuar jetën e këtyre personave, e ka ngritur mirëqenien e tyre, të cilët sot kanë një jetë më të dinjitetshme sesa kanë pasur para dy vjetëve”, tha drejtori i HANDIKOS-it.

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.