Ballina / Kulturë / Nga kujtimet e Lazgush Poradecit, Dita e Flamurit
Lazgush Poradeci

Nga kujtimet e Lazgush Poradecit, Dita e Flamurit

Festa më e madhe e Kollonisë dhe e kishës shqipe të Bukureshtit ish 28 Nëntori: Dita e flamurit, dhe Shën-Gjergji: Emri i Gjergj Kastriotit.

Këto kremtime bëheshin me bujën dhe me madhështinë më të madhe, dyke u ftuar në Seli të Kollonisë dhe në kishë autoritetet dhe personalitetet më të lartra të vëndit, me mbretin në krye të të gjithëve; ftoheshin dhe përfaqësitë e huaja, ambasadorët, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazëllonjëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe festës një madhëri dhe një madhështi të rallë.

Kisha qe e mbushur përplot, dhe tri të katërtat e të pranishmëve rinin nga mungesa e vëndit jashtë në obor, bukur të rrethuar dhe të stolisur për atë festë. Aty jashtë në obor, më të djathtën e hyrjes kryesore të kishës, qëndronte i vendosur me shkëlqim flamuri i Kollonisë, i cili ishte më i madhi dhe më i bukuri nga gjithë flamuret e shoqërive dhe organizatave të Bukureshtit që kishin flamur.

Flamuri i Kollonisë shqiptare ishte i kuq me shkabën dykrerëshe në mes, qe bërë prej mëndafshi të qindisur rreth-e-për-qark me bufka të arta dhe kishte më një anë dy esharpa- njëra e kuqe, tjetra e zezë- të cilat mvareshin me hijeshi prej majës së shtizës gjer përposh. Shumë i rëndë ishte flamuri dhe nga ky shkak e mbanin përhera dy veta, njëri tosk, tjetri gegë, të mveshur sicili burrërisht me robet e tyre kombëtare.

Kurse kjo ishte pamja e përjashtme e kishës nër festat më të mbëdha të saj- 28 Nëntor dhe Shën-Gjergj-, përbrënda ajo çkëlqente nga uniformat dhe robat e zyrtarëve, po më shumë nga fryma shqiptare që frynte nër zemra.

Lasgush Poradeci.

Fragment nga “Himni Kombëtar ‘Flamurit pranë të bashkuar’ dhe gjeneza e tij”

28 nëntor 2017

@Fluidi

Provo po ashtu

faik konica

Çka thoshte Konica për Ismajl Qemailin në një intervistë më 1914

Faik Konica kishte dhënë një intervistë për “Universul” më 10 janar 1914, ku është pyetur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.