Britania e Madhe
Britania e Madhe

Nga fundi i majit Britania mund t’i lehtësojë masat e izolimit

Britania e Madhe mund ti lehtësoj disa masa të izolimit duke filluar nga fundi I muajt Prill, thotë një shkencëtar që këshillon Qeverinë britanike në lidhje me krizën që ka shkaktuar koronavirusi.

Mbretëria e Bashkuar është izoluar nga data 23 mars, duke i mbyllur shkollat, restorantet dhe shumë dyqane.

Njerëzit rekomandohen të dalin jashtë vetëm për gjëra thelbësore ose ushtrime.
“Duam të lëvizim drejt situatës, ku, së paku në fund të majit, do të jemi në gjendje të vendosim disa masa më pak intensive, të bazuara më shumë në teknologji dhe testim”, ka thënë epidemiologu Neil Ferguson, raportojnë mediat britanike.

Nëse numri i rasteve të të infektuarve fillon të bie shpejt, “ne do të jemi në gjendje të lëvizim kah një regjim që nuk do të jetë jetë normale, por diçka më relaksuese në aspektin e distancimit shoqëror dhe të ekonomisë”, ka thënë Ferguson në një intervistë për BBC-në.

Mbretëria e Bashkuar ka mbi 38,000 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa 3,605 pacientë atje kanë humbur jetën.

Në mesin e të infektuarve është edhe kryeministri britanik, Boris Johnson./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.