Nga 1 janari shërbimi roaming është më i lirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun.

Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming. Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht, transmeton Alsat-M.

Kjo parashihet me marrëveshjen për roamingun që ishte nënshkruar në Beograd  nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.