Avionët

New York Times dhe BBC : Avionët në ndjekje të diskut fluturues (Video)

Publikimi i disa materialeve të klasifikuara nga BBC dhe NYT ka zbuluar pamje dhe të dhëna tronditëse mbi aktivitetet sekrete të fuqive botërore.

Nga videot e sapopublikuara, mësohet se avionët luftarakë amerikanë u dërguan për të hetuar një objekt misterioz fluturues në brigjet e San Diegos.

Në videon e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (DoD) pilotët e marinës shihen tek reagojnë me habi pasi gjurmuan diskun e madh të bardhë mbi Oqeanin Paqësor.

Këto pamje u studiuan nga një program sekret multi-miliona dollarësh, i krijuar brenda Pentagonit, për hetimin e objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO-ve).

Pentagoni ka pranuar se programi sekret u zhvillua nga viti 2007 deri në 2012-ën.

Videoja i përket vitit 2014, ndërkohë që mësohet se objekti kishte madhësinë e një avioni pasagjerësh.

Videoja u publikua fillimisht nga gazeta amerikane “New York Times” dhe rrjeti televiziv britanik “BBC News”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.