Ballina / BOTA / New York: Dënime për këmbësorët që përdorin celularin në rrugë
embesoret, denimet, celularet.

New York: Dënime për këmbësorët që përdorin celularin në rrugë

Kalimi i rrugës duke përdorur celularin është shpallur vepër e kundërligjshme në metropolin amerikan Nju Jork (New York) .

Ligj i demokratëve të cilët kontrollojnë legjislaturën e shtetit, do t’i lejojë policët t’i gjobisin njerëzit prej 25 deri në 50 dollarë për përdorim të celularit gjatë ecjes – përveç rasteve kur mund të dëshmohet se ishte diçka urgjente përdorimi i tij.

Ligji do të jetë i thjeshtë: “Asnjë këmbësor nuk guxon ta kalojë një rrugë në asnjë mënyrë duke e përdorur një pajisje elektronike në të njëjtën kohë”.

Ligji u prezantua për herë të parë vitin e kaluar nga asamblisti Felix Ortiz, D-Brooklyn, por mbështetje mori vetëm një muaj më parë. “Është vërtetuar se shpërqendrimi nga përdorimi i celularit gjatë ecjes mund t’ rrezikojë këmbësorët duke e kaluar rrugën”, thuhet në ligj.

“Këmbësorët jo vetëm që mund të rrëzohen duke e përdorur celularin, por edhe mund të goditen nga diçka”, thuhet më tutje.

Të rinjtë janë më të prirë të goditen nga një veturë, sesa të tjerët, pasi ata e përdorin më së shumti celularin kur kalojnë rrugën dhe shpërqendrohen duke shikuar në celular.

Provo po ashtu

abdullah_hoti

Hoti akuzon qeverinë për keqpërdorim të buxhetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka mbajtur sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.